Ja si u ekzekutua shqiptari 40-vjeçar në Itali (Foto/Video,+18)

Shqiptari Petrit Nikolli, 40-vjeçar, prej vitesh banues në Rimini u vra rreth orës 23.00 të një nate më parë në lungomaren e komunës Rivabella në provincën e Riminit përballë restorantit “Cavalieri spiaggia”, raportojnë mediat italiane.
Ai punonte si zejtar dhe dyshohet se para ngjarjes po debatonte me disa persona të tjerë.
Ka qenë një person që e ka qëlluar e më pas u largua me shpejtësi, i ndihmuar nga një tjetër person me makinë.
Në vend mbërriti ambulanca, por ai nuk kishte shenja jeta. Policia ka nisur hetimet dhe po heton të shkuarën e shqiptarit. /Panorama/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




































