LAJMI I FUNDIT:

Ja çfarë u bënë marijuana mushkërive

Ja çfarë u bënë marijuana mushkërive

Përderisa pirja e duhanit shkakton kancer, marijuana duhet të shkaktojë të njëjtën, apo jo? Gaboheni!

Marijuana në fakt ulë rrezikun nga kanceri në mushkëri. Marijuana nuk shkakton sëmundje kronike të mushkërive, dhe kështu është më e sigurt se cigarja.

Një pulmonolog nga SHBA-ja, i cili ka kohë që studion kanabisin dhe efektet e tij në mushkëri, Dr. Donald Tashkin, thotë se pirja mesatare e kanabisit nuk shkakton kancer në mushkëri ose dëmtim të funksionit të mushkërive.


Dr. Tashkin nuk është i vetmi që ka studiuar efektet e marijuanës. Për të zbuluar lidhjen mes pirjes së kanabisit dhe rrezikut nga kanceri në mushkëri, u mblodhën të dhëna të 2,150 rasteve të kancerit në SHBA, Kanada dhe Mbretëri të Bashkuar.

Rezultatet nga analizat më 2014 ofruan pak prova për një rritje të rrezikut nga kanceri në mushkëri në mesin e pirësve të zakonshëm të kanabisit.

Woman-Smoking-Pot

“Unë jam pro legalizimit për shkak se mendoj se kjo do të çonte në një rritje të përdorimit dhe në një rritje të përfitimeve shëndetësore. Nuk inkurajoj askënd që të konsumojë substanca të ndryshme, por besoj se marijuana nuk duhet të konsiderohet si një substancë ilegale. Pirja e duhanit shkakton më shumë dëm. Dhe në terma të tjerë, alkooli shkakton edhe më shumë dëm sesa marijuana”, kishte thënë Dr. Tashkin.

Një studim i publikuar në vitin 2012 në “Journal of the American Medical Association”, gjeti se pirja mesatare e marijuanës nuk dëmton funksionin e mushkërive, transmeton gazeta express. Marijuana ka shumë efekte përfituese në kontrollimin e dhimbjeve, apetitit, humorit dhe menaxhimin e sëmundjeve të tjera kronike. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori