Vajzat dhe gratë e reja që nuk kanë lindur gjithashtu sëmuren nga kanceri ovarian: Ndonjëherë këto janë simptomat e para
Një në pesëdhjetë gra sëmuret nga kanceri ovarian dhe ruajtja e fertilitetit, rikuperimi dhe prognoza varen nga disa faktorë, ndër të cilët spikat faza në të cilën është diagnostikuar sëmundja
Kanceri i vezoreve është kanceri i shtatë më i zakonshëm në popullatën femërore në botë. Edhe pse përbën rreth 4 për qind të të gjitha sëmundjeve malinje që prekin gratë, tumori gjinekologjik është më vdekjeprurës.
Pse kanceri ovarian është tumori më vdekjeprurës gjinekologjik?
Arsyeja më e zakonshme është zbulimi i vonshëm, zakonisht në një fazë të avancuar kur opsionet e trajtimit janë të kufizuara. Kjo është një nga arsyet më të rëndësishme për insistimin për kontrolle parandaluese dhe të rregullta gjinekologjike.
Shifrat tregojnë se 80 për qind e atyre që vuajnë nga këto sëmundje malinje janë gra mbi 50 vjeçe. Megjithatë, ajo shfaqet edhe te femrat më të reja. Shanset e rikuperimit janë më të larta te gratë në moshë më të re, por më së shumti varen nga stadi dhe sa e avancuar është sëmundja në momentin e diagnostikimit, transmeton Telegrafi.
Doktoresha Adeola Olaitan, onkologe gjinekologjike në Spitalet University College London thotë se sipas statistikave, një në pesëdhjetë gra mund të sëmuret nga ky lloj kanceri. Ajo gjithashtu shpjegon pse prek disa kategori të veçanta:
– Kanceri i vezoreve shfaqet më shpesh te gratë që nuk kanë pasur fëmijë, ato që ishin në terapi zëvendësuese për trajtimin e sterilitetit, gra që kanë përdorur pilula kontraceptive për një periudhë të gjatë kohore, gra që nuk kanë ushqyer fëmijën me gji. Në praktikë, ka pasur raste të grave dhe vajzave shumë të reja me këtë kancer dhe shkaku ka shumë të ngjarë të jetë aktiviteti i pakontrolluar hormonal. Arsyeja është se nuk ka një kontroll specifik për këtë lloj kanceri në krahasim me kancerin e qafës së mitrës, gjirit apo fshikëzës. Zakonisht është asimptomatike dhe më së shpeshti diagnostikohet në stade të avancuara, ndaj është një nga rekomandimet më të rëndësishme për ekzaminime të rregullta që nga adoleshenca – thekson doktor Olaitan.
Përvoja e një vajze 14-vjeçare që u sëmur nga kanceri ovarian: Me çfarë simptomash filloi?
Edhe 14-vjeçarja Kellia nga Londra u trajtua për këtë sëmundje në repartin e doktor Olaitan. Adoleshentja tha se e vetmja gjë që ndjente ishte një dhimbje e mprehtë në zonën e barkut, si dhe fryrje të vazhdueshme që po shtohej. Ajo ia atribuoi pijeve të gazuara, ushqimeve me shumë kalori dhe mungesës së aktivitetit fizik. Ajo vendosi të ndryshojë stilin e jetës së saj.
– Fillova të ushtroj, të vrapoj dhe të bëja ulje, por nuk u bë më mirë. Ndryshova dietën time dhe u bëra vegane, por stomaku më rritej akoma. Ai ishte i vështirë, unë dukesha si një grua shtatzënë. Dhimbja sa vinte e forcohej, sikur thika të më prisnin brenda, nuk haja dot – kujton Kellia.
Ajo shkoi te mjeku pas disa javësh sepse dhimbja nuk pushonte. Mjekët iu desh ta operonin urgjentisht dhe më pas u mahnitën. Diagnoza ishte kanceri i vezores, tumori ishte rritur në pesë kilogramë dhe kishte madhësinë e një kungulli.
Kelija është në rrugën e shërimit, por për pesë vite pas diagnozës do t’i duhet t’i nënshtrohet një regjimi kontrollesh rigoroze, çdo tre muaj. Ajo është optimiste dhe pret që të mund të ketë fëmijë, ndonëse ekziston mundësia e menopauzës së parakohshme.
Përballja me diagnozën dhe atë që vjen pas trajtimit
Gratë më të reja që janë diagnostikuar me kancer ovarian do të përballen me sfida të shëndetit dhe stilit të jetesës në një moment të jetës së tyre që nuk i përkasin. Sfidat që lidhen me punën, familjen, fertilitetin, seksualitetin, menopauzën e parakohshme, vështirë se do t’i anashkalojnë.
Është e rëndësishme të kesh mbështetjen e mjedisit, sistemit shëndetësor, miqve, familjes, partnerëve. Nëse dëshironi të keni fëmijë për momentin ose mendoni se mund të keni në të ardhmen, është shumë e rëndësishme të flisni me një ekip specialistësh përpara se të filloni trajtimin. Mjekësia aktuale ka bërë përparime të mëdha në këtë fushë, ndaj përveç kursimit të kirurgjisë dhe terapisë së synuar, një nga mënyrat që këto gra të bëhen nëna është edhe ngrirja e vezëve.
Disa faktorë do të ndikojnë në zgjedhjen për të ruajtur fertilitetin para dhe pas trajtimit të kancerit ovarian. Ato janë:
▪ mosha
▪ faza në të cilën u zbulua kanceri i vezores
▪ lloji i trajtimit të planifikuar.
Ndihma psikologjike është e nevojshme, si personale ashtu edhe e partnerit, gjithashtu familjare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp