LAJMI I FUNDIT:

Binali Yildirim politikani kurd besnik i Erdoganit mund të jetë Kryeministri i ri i Turqisë

Binali Yildirim politikani kurd besnik i Erdoganit mund të jetë Kryeministri i ri i Turqisë

Duket se Binali Yildirim do të jetë kryeministri i ri i Turqisë. Emri i tij përflitej bashkë me atë të Bekir Bozdag, ministër i Drejtësisë, dhe Berat Albayrak, ministër i Energjisë dhe dhëndri i Erdogan. 61-vjeçari rrjedh nga një familje kurde dhe është ndër themeluesit e partisë AKP.

Yildirim do të jetë kandidati zyrtar dhe i vetëm i AKP për postin e Kryeministrit, vendim që do të merret në Kongresin e jashtëzakonshëm të kësaj partie, pas dorëheqjes së Ahmet Davutoglu.


Kështu ka lajmëruar vetë AKP me një deklaratë për shtyp.

Kryeministri i ardhshëm, Yildirim, është një besnik i presidentit Erdogan dhe ka qenë gjithmonë në krah të tij. Që prej viteve ’90 Yildirim ka qenë ndër figurat më të besuara të AKP dhe Erdogan.

61-vjeçari rrjedh nga një familje kurde dhe është ndër themeluesit e partisë AKP. Ka qenë ministër në katër qeveri radhazi dhe kishte sfiduar Davutoglun edhe në 2014 për postin e kryeministrit.

Ka realizuar një sërë veprash të rëndësishme në Turqi pasi prej kohësh është ministër i Transporteve, dhe e kanë cilësuar “njeriu i projekteve”, transmeton Tema.

Në 2004 u akuzua për një incident me një tren ku humbën jetën 41 persona, por nuk e dha dorëheqjen dhe çështja u mbyll disa vite më vonë.

Zgjedhja e tij si kandidat erdhi pas një konsultimi partiak, por me rekomandim të Erdogan.

Ai do të paraqitet në Kongresin e së dielës i kandidati i vetëm në garë dhe votimi është thjesht formal.

Ai do të ketë si detyrë formimin e një qeverie të re, nën bekimin e Erdogan, padyshim.

Deklarata e parë e Yildirim pas zyrtarizimit të kandidaturës ka qenë në lidhje me terrorizmin.

“Kombi ynë duhet të jetë i qetë, do të fshijë problemin e terrorizmit nga axhenda e Turqisë”, tha ai para se të deklaronte se do të bëjë një vizitë në Diyarbakir, atë që cilësohet si kryeqyteti i kurdëve. Një gjest simbolik dhe politik, duke parë prejardhjen e tij dhe problemet e shumtë në kohët e fundit të Turqisë me kurdët.

Në trend Botë

Më shumë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Hungaria vendos veto ndaj rezolutës së KiE - nuk mbështetet formula e paqes e Ukrainës

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Izraeli kryen sulm ajror në Bregun Perëndimor, të paktën një i vdekur

Azia
Kalo në kategori