LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Besa: Vazhdon seriali patetik “Ahmeti shpëton Gruevskin”

Lëvizja Besa: Vazhdon seriali patetik “Ahmeti shpëton Gruevskin”

Lëvizja BESA me një komunikatë të dërguar Telegrafit në Maqedoni ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe me iniciativën e BDI-së që të kthehet parlamenti.

”Duke e parë qartë se OBRM-PDUKM-ja mbeti partia e vetme që do të shkonte në zgjedhje dhe ky do të ishte fundi i saj politik, ajo si gjithnjë thirri në ndihmë argatin e saj për këto çështje, që ta shpëtojë. Dhe, BDI-ja – duke e kryer me devotshmëri detyrën – e ngriti këtë procedurë, ndërsa gjykatësit e OBRM-PDUKM-së në Kushtetuese, po ata që ia dhanë Ivanovit të drejtën për falje të kriminelëve, kësaj radhe votuan se nuk ka kushte për zgjedhje dhe kështu vendosi ta vazhdojë serialin patetik “Ahmeti shpëton Gruevskin”.
Me këtë rast Lëvizja BESA edhe një herë konstaton se partia shqiptare në pushtet është vetëm në rolin e përkthyesit të qëndrimeve të OBRM-PDUKM-së, andaj tashmë – kur asnjë qëndrim i tyre nuk ka mbetur i pandryshuar më gjatë se një muaj – janë bërë krejt të parëndësishme, por shpesh edhe të rrezikshme, qëndrimet e këtij subjekti. ” reagojnë nga Lëvizja Besa./Telegrafi/