Vrapimi zbathur është më i mirë se ai me atlete për kujtesën që i proceson të dhënat, thotë një studim i fundit.
Ky lloj i kujtesës përdoret gjatë tërë jetës, dhe duke e përmirësuar atë ne do të fitojmë aftësinë të arrijmë më shumë në fusha të ndryshme, duke filluar nga shkolla, në punë, e deri në pension, transmeton Telegrafi.
“Kujtesa e procedimit të informacioneve është shumë e rëndësishme dhe këto zbulime janë të mahnitshme për njerëzit që kërkojnë mënyra argëtuese për ta përmirësuar kujtesën”, ka thënë njëri nga hulumtuesit e këtij studimi, Tracy Alloway.
Hulumtuesit i kishin marrë 72 persona të moshave 18 deri 44 vjet, e të cilët është dashur të vrapojnë zbathur dhe me atlete për rreth 16 minuta.
Kujtesa e procesimit të informacioneve ishte matur para dhe pas vrapimit, ndërsa rezultatet e publikuara në Perceptual and Motor Skills, kishin zbuluar një rritje prej 16 për qind në performancën e kujtesës te ata persona që kanë vrapuar zbathur.
Pra, mbani mend që nëse i hiqni këpucët dhe vraponi, do të përfundoni më të mençur se kur keni filluar. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vajzat dhe gratë e reja që nuk kanë lindur gjithashtu sëmuren nga kanceri ovarian: Ndonjëherë këto janë simptomat e para
Pse e ecura është më e dobishme se vrapimi për personat që duan të humbasin peshë
Hani çfarë të doni, nuk do të shtoni peshë: Ekziston vetëm një kusht i thjeshtë!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë
Ulje drastike e temperaturave - të martën pritet shi e rrufe
Osmani: Amerika nuk po kërkon ta mbajmë Urën e Ibrit mbyllur, por ta vendosim datën e hapjes bashkë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar