LAJMI I FUNDIT:

„Të rinjtë dhe mobiliteti“ për nder të Ditës së Evropës

„Të rinjtë dhe mobiliteti“ për nder të Ditës së Evropës

Në qendrën informative BE -МК në Shkup sot me ngjarjen „Të rinjtë dhe mobiliteti“ do të shënohet Dita e Evropës dhe 20 vjetori i Shërbimit vullnetar evropian, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ngjarja organizohet nga rrjeti i porsaformuar  i Institucioneve kulturore evropiane – EUNIC Shkup, Këshilli britanik, Qendra italiane „Dante Alegieri“, Instituti francez në Shkup, Agjencia nacionale për programe arsimore evropiane dhe mobilitet e RM, dhe nga disa ambasada, me përkrahje të Sekretariat për çështje evropiane dhe Delegacionit të BE.


Janë paraparë punëtori me anëtarët e rrjetit EUNIC Shkup, në të cilët të rinjtë do të fillojnë të njoftohen se si të përgatiten për mobilitet në Evropë, siç janë përpilimi i CV dhe letrës motivuese në më tepër gjuhë, si dhe ta përcaktojnë nivelin gjuhësor si dhe të arrijnë deri në më tepër informata të dobishme në këtë temë.

Ngjarja „Të rinjtë dhe mobiliteti“ është e hapur për të gjithë të rinjtë dhe studentët të cilët dëshirojnë ta plotësojnë arsimimin e tyre me studime në universitete evropiane./Telegrafi/