LAJMI I FUNDIT:

Shefi i shtatmadhorisë së forcave të armatosura të Hungarisë për vizitë të ARM

Shefi i shtatmadhorisë së forcave të armatosura të Hungarisë për vizitë të ARM

Prej sot në vizitë dyditore zyrtare në Republikën e Maqedonisë do të qëndrojë shefi i shtatmadhorisë së Forcave të armatosura të Hungarisë, gjenerali Tibor Benkő, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Delegacioni hungarez i shoqëruar nga ambasadori i Hungarisë në Maqedoni, József Benczedo të pritet me nderime të larta ushtarake nga nikoqiri, shefi i shtatmadhorisë së ARM, gjenerali nënkolonel, Metodija Veliçkovski.

Siç paralajmërohet, gjenerali Benkő, sot do të realizojë takim edhe me ministrin për mbrojtje, Zoran Jolevski.


Në takimet do të bisedohet për situatën e sigurisë në rajon me fokus në krizën e emigrantëve, procesin e transformimit të ARM dhe pjesëmarrjen në operacionet për përkrahje të paqes, si dhe për avancimin e bashkëpunimit bilateral.

Shefi i shtatmadhorisë së FA të Hungarisë, gjatë vizitës do të pranohet edhe nga presidenti i shtetit dhe komandanti suprem i FA të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ndërsa do ta vizitojë edhe poligonin e ushtrisë “Krivolak” dhe kullën e vrojtimit “Bogorodica” në kufirin Maqedoni-Greqi./Telegrafi/