LAJMI I FUNDIT:

A janë Reali dhe Barca klubet e vetme spanjolle që e kanë fituar Ligën e Kampionëve?

A janë Reali dhe Barca klubet e vetme spanjolle që e kanë fituar Ligën e Kampionëve?

Atletico Madridi ka fituar ndeshjen e parë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munichut.

Kështu spanjollët kanë rritur mundësit për t’u kualifikuar në finale të kësaj gare dhe pastaj të ëndërrojnë për arritjen historike.

Në rast të fitores në finale, atëherë Atletico do të bëhej skuadra e parë spanjolle që e fiton LK, duke përjashtuar dyshen Real Madrid dhe Barcelona.


Atletico ka shkuar dy herë në finale të kësaj gare, Valencia po ashtu, por asnjëherë nuk kanë arritur ta fitojnë. /Telegrafi/