LAJMI I FUNDIT:

David Haye dëshiron ta sfidojë kampionin e ri në boks

David Haye dëshiron ta sfidojë kampionin e ri në boks

Kundërshtari i ardhshëm i boksierit kosovar Arnold Gjergjaj, David Haye ka shprehur dëshirën e tij që ta sfidojë kampionin e ri në IBF Anthony Joshuan.

Joshua mbrëmë për vetëm dy runde rrëzoi Charles Martinin, të cilit ia mori titullin e botës në IBF, për t’i hapur vetes rrugë drejt përballjes me kampionin e botës në peshat e rënda Tyson Fury.

Haye ka thënë se dëshiron që sa më shpejtë të përballet me Joshuan, të cilin beson se do ta rrëzonte.


“Besoj se jam më i miri në botë. Gjithmonë ia kam arritur. Do të doja shumë që të përballesha me të në ring. Unë nuk do t’i lejoja atij të njëjtën që bëri Martin, unë jam krejtësisht ndryshe nga ai. Joshua nuk do të guzonte t’i lëshonte duart para meje sepse do ta nxirrja nga zona e tij e rehatshme”, ka thënë Haye për Sky Sports.

Ai ka shtuar më tutje se Joshua do ta mposhte kampionin në fuqi Tyson Furyn sa herë që do të përballeshin, transmeton Koha.

“Besoj se ai do ta rrëzonte Furyn brenda disa rundeve. Fury nuk arriti ta rrëzonte Chisoran dhe unë e bëra në pesë runde. Do të vendosja bastin për Joshuan që të fitonte kundër Furyt çdo ditë të javës. Fury mbrohet me hapësirë të hapur, dhe Joshua do ta grushtonte shumë atë, ai nuk është si Klitschko që nuk dha asnjë goditje”, është shprehur Haye.

Haye për të arritur që të përballet me Joshuan duhet të fillojë që nga mposhtja e kosovarit Arnold Gjergjaj, i cili ende nuk di për humbje.

Ish-kampioni në WBA do të përballet me Gjergjajn më 21 maj.

Në trend Sport

Më shumë
Tifozat Kuq e Zi me një aksion para zyrave të FSHF-së në shenjë proteste për kandidaturën Shqipëri-Serbi për EURO 2027 U21

Tifozat Kuq e Zi me një aksion para zyrave të FSHF-së në shenjë proteste për kandidaturën Shqipëri-Serbi për EURO 2027 U21

Kombëtarja e Shqipërisë
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks
Tifozët mbetën të habitur kur panë lojtarin e harruar të Liverpoolit prezent në lamtumirën e Kloppit

Tifozët mbetën të habitur kur panë lojtarin e harruar të Liverpoolit prezent në lamtumirën e Kloppit

Premier League
Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ish-bashkëlojtari paralajmëron ashpër Mbappen për ambientin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Onana tregon katër lojtarët e Man Utd që duhet të pranojnë kritika pas sezonit katastrofal

Onana tregon katër lojtarët e Man Utd që duhet të pranojnë kritika pas sezonit katastrofal

Premier League
Kalo në kategori