LAJMI I FUNDIT:

City përforcon vendin e katërt (Video)

City përforcon vendin e katërt (Video)

Manchester City nuk ka lejuar ndonjë befasi në përballjen kundër West BromWich Albionit të zhvilluar në Etihad Stadium.

Ekipi i Manuel Pellegrinit fitoi me rezultat 2-1, edhe pse ishin mysafirët ata që realizuan të parët.

Rezultati u zhbllokua në minutën e gjashtë, kur Stephane Sessegnon pranoi një top nga McClean dhe shënoi një gol të bukur.


Shifrat u barazuan në minutën e 19-të me një gol të realizuar nga Sergio Aguero nga pika e bardhë. Penaltinë e shkaktoi Sessegnon duke ndërhyrë në Kolarov.

Samir Nasri përmbysi gjithçka në pjesën e dytë duke e shënuar golin e fitores (66’). Francezi shfrytëzoi një top të kthyer pas goditjes së Agueros.

Manchester City është i katërti në tabelë me 57 pikë, katër më shumë se Manchester Unitedi (në vend të pestë, me një ndeshje më pak të zhvilluar) dhe dy më pak se Arsenali që është i treti në tabelë. /Telegrafi/