Prindërit që kanë fëmijë me probleme në të folur, ankohen për mungesën e logopedëve shqiptar nëpër institucionet shëndetësore. Një nënë tregon se i është dashur të ballafaqohet me probleme gjatë vizitave tek logopedë maqedonas, pasi që vajza e saj e vogël shqipfolëse nuk ka mundur të kuptojë mjeken – logopede, si dhe të mësojë shqiptimin e shkronjave në gjuhën shqipe.
“Për fat të mirë është një logopede shqiptare, që më vjen shumë mirë që e kanë punësuar momentalisht; edhe kemi filluar qe tre muaj, d.m.th para asaj kemi qenë me logopede maqedonase, do të thotë se startin e gjuhës në fillim, fëmijët tanë e kanë bërë në gjuhën maqedonase duke i pasur logopedët shqiptarë të diplomuar të papunësuar”, thotë Florinta Shapka Mjaku.
Për këtë arsye studentët shqiptarë të logopedisë ndërmorën një nismë vetjake në çarshi të Shkupit. Veç kësaj, sot ështe edhe dita evropiane e logopedisë, dhe studentët e panë të nevojshme që të informojnë prindërit në lidhje me parregullsitë që trajton logopedia. Ata u shprehën të kënaqur me praninë dhe interesimin e prindërve dhe sipas tyre, numri i fëmijëve që kanë nevojë për logoped vetëm se po rritet, njofton tv21.
“Me informim sa më të madh të arrijmë tek personat që kanë nevojë për logoped, kështu që të na paraqiten dhe të drejtohen nëpër institucione shtetërore ose private për të kërkuar ndihmën. Sipas zbulimeve shkencore është një përqindje më e madhe që kanë nevojë për logoped, sidomos dita ditës vjen numri duke u rritur, për shembull fëmijët me autizëm, e kështu me radhë”, u shpreh Ajshe Beqiri, logopede.
Sipas studentëve të Logopedisë, deri para 4 muajsh nuk ka pasur asnjë logoped shqiptar të punësuar në spitalet shtetërore. Ndërsa tani aktualisht janë të punësuar vetëm 2 logopedë shqiptarë në Shkup, e dhjetëra të tjerë vazhdojnë të mbeten pa punë. Nëpër qytetet tjera ku ka shumicë shqiptare nuk ka logoped të punësuar nëpër institucionet shtetërore shëndetësore. Pra, të gjithë shqipfolësit në Maqedoni që kanë nevojë për logoped, duhet të udhëtojnë deri në spitalin shtetëror të Shkupit për t’u vizituar tek një i tillë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve
Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi
Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit