LAJMI I FUNDIT:

Enrique: Messi mund të jetë më i miri në botë deri në moshën 40 vjeçare

Enrique: Messi mund të jetë më i miri në botë deri në moshën 40 vjeçare

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka thënë se do të dëshironte që Leo Messi të mund të luante deri në vitet e 40-ta, por ka theksuar se nuk posedon fuqinë magjike që të mund të bëjë që argjentinasi të luajë përgjithmonë.

Raportohet se klubi katalunas dëshiron që t’i ofrojë pesë herë futbollistit më të mirë kontratë gjashtë vjeçare, transmeton Koha.net.

“Jam trajner dhe trajner i mirë, por jo magjistar. Messi mund të jetë lojtari më i madh në botë për aq kohë sa dëshiron, por do të vijë koha kur mosha ndikon te të gjithë. Do të doja që ai të ishte kështu deri në moshën 40 vjeçare, por nuk kam bazë shkencore për ta bërë këtë”, ka thënë Enrique, raporton Goal.


Messi ka shënuar 20 gola në të gjitha garat, ndërsa është gjashtë gola prapa bashkëlojtarit të tij Luis Suarez në La Liga.