Ndrysho pozicionin e fjetjes për të kontrolluar llojet e ëndrrave që shikon
Nëse je një person që zgjohet në mes të natës, sepse ke parë një makth, të sugjerojmë të ndryshosh anë
Fjetja në anën e majtë
Sipas një studimi të bërë nga Universiteti Yuzuncu Yil, ata që flenë në anën e majtë shikojnë më shumë ëndrra të këqija se sa njerëzit që flenë në anën e djathtë. Në studimin e realizuar nga Dr. Mehmet Yucel Agargun u përfshinë 60 persona të shëndetshëm fizikisht dhe mendërisht.
Ata zbuluan se personat që flinin në anën e majtë shikonin më shumë makthe gjatë natës. Sipas kësaj teorie, fjetja në çdo anë shkakton një disbalancë, por ana e majtë shfaq më shumë emocione dhe ndjenja pasigurie, që sipas mjekësisë tradicionale kineze janë të lidhura më shumë me cilësitë e femrave.
Fjetja përmbys
Sipas një studimi të fundit të kryer nga Dr. Calvin Kai-Ching Yu, të Universitetit Shue Yan të Hong-Kong-ut, ku u përfshinë 670 të rritur, njerëzit që flinin barkas shikonin ëndrra pozitive dhe më emocionale.
Fjetja përmbys shkakton një rreze të gjerë ëndrrash pozitive, duke filluar nga Ufo-t deri te të ecurit vërdallë pa asnjë veshje, shkruan. Të zakonshme janë edhe ëndrrat që kanë lidhje me dashurinë, takimet me personat e famshëm deri te ëndrrat erotike.
Megjithatë, fjetja përmbys është shumë e rrallë, sepse njerëzit zakonisht flenë në anën e djathtë ose me kurriz.
Fjetja me kurriz
Shpesh, njerëzit që flenë me kurriz, e vendosin kokën mbi jastëk në një kënd të parehatshëm dhe si rrjedhojë ata gërhasin më shumë. Gjithashtu, ata që flenë me kurriz lëvizin më shumë, prandaj edhe ëndrrat që shikojnë janë shpesh të ngatërruara dhe të paparashikueshme.
Tani që e dini se cilat pozicione gjumi ndikojnë në ëndrrat që shihni, ndryshojini gjërat duke zgjedhur një pozicion të ri për të fjetur. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë