LAJMI I FUNDIT:

Liverpool kërkon dyshen e Schalke 04

Liverpool kërkon dyshen e Schalke 04

Jurgen Klopp ka filluar të mendojë për sezonin e ri në Ligën Premier.

Trajneri gjerman i Liverpoolit, Klopp po planifikon të nënshkruajë me dy futbollistë të skuadrës gjermane të Schalke 04.


Bëhet fjalë për mbrojtësin Joel Matip mesfushorin me tipare sulmuese, Leroy Sane, transmeton Telegrafi.

Tashmë, besohet se skuadra e The Reds ka ndarë rreth 50 milionë funte për dyshen e ekipit nga Gelsenkircheni.

Mbetet të shihet nëse Liverpool do të marrë këtë dyshe, pasi që për Sane kanë shprehur interesim shumë klube evropiane. /Telegrafi/