LAJMI I FUNDIT:

“Baku 2015”, dy medalje për atleten Luiza Gega

“Baku 2015”, dy medalje për atleten Luiza Gega

Vetëm 24 orë nga medalja e argjendtë e fituar në 800 metra me kohën 2:02:36, Luiza Gega, ka shkruar emrin e saj me të arta në garën e saj të preferuar.

Ditën e djeshme mes 14 konkurrentëve, Gega, do të mbante lart flamurin kuqezi siç pritej teksa u kurorëzua kampione e Lojërave Europiane njëherësh duke fituar edhe medaljen e artë e para për Shqipërinë në këtë event, transmeton shekulli.

Koha e realizuar nga atletja shqiptare ishte 4:11:58 pas një gare të fortë. Falë këtij triumfi, 26-vjeçarja kontribuoi edhe me 14 pikë (maksimalet) në renditjen e përgjithshme epikore.


Kujtojmë datën 21 qershor, e cila rezultoi një ditë e suksesshme për Shqipërinë olimpike. Flamurin kuqezi e nderuan me dy medaljet e para të Olimpiadës Europiane të Bakut 2 atletë, Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj.

Dy garuesit shqiptarë shkëlqyen në disiplinat e ndryshme të mbretëreshës së sporteve, atletikës duke koleksionuar dy vende të dyta, çka përkthehen në dy medalje argjendi.

Atleti 22-vjeçar nga Shkodra, Izmir Smajlaj ai që arriti të garojë deri në fund për medaljen e artë në hedhjen së gjati, por distanca e tij më e gjatë 7 metra e 52 cm ishte 12 cm larg performancës më të mirë të pasdites që u dhurua nga gjeorgjiani Khorava.

Dy sukseset e arritura në pistën e atletikës e zhvendosin Shqipërinë në vendin e 35 në tabelën e vendeve me medalje, po aq sa edhe Maqedonia.

Në trend Sport

Më shumë
Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Antonio Conte rikthehet në skenën e madhe, pranon ofertën e klubit në vështirësi

Serie A
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

Arda Guler i dërgon mesazh të fortë Ancelottit pas golit në ndeshjen e parë si titullar në La Liga

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ten Hag është favorit për një punë të madhe nëse Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Ndërkombëtare
Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

Barcelona është gati ta testojë Liverpoolin me një ofertë për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori