LAJMI I FUNDIT:

Me “Marshin në Drinë” janë kryer krimet në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci: OKB të kërkojë falje për skandalin e Vuk Jeremicit

Me “Marshin në Drinë” janë kryer krimet në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci: OKB të kërkojë falje për skandalin e Vuk Jeremicit

"OKB-ja është në dijeni se disa njerëz janë fyer nga një këngë. Sekretari i Përgjithshëm nuk e dinte se kënga është përdorur në luftë gjatë sulmeve në qytetet boshnjake përgjatë Drinës”, tha një zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon.

Kombeve të Bashkuara kërkojnë ndjesë për këngën “Marshi në Drinë”, gjatë një koncerti të së hënës mbrëma, për nder të presidencës serbe të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Faljen për koncertin e organizuar nga ish ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic, e ka përcjellë zëdhënësi i Banit, Martin Nesirsky, raporton Huffington Post.

“Ki-moon ka shprehur keqardhje pse kënga ka ofenduar shumë njerëz”, shton ai.


Të përkujtojmë se festimi i vitit të ri ortodoks, të cilin në OKB e ka organizuar Vuk Jeremic, ka nxitur kontroversa të mëdha. Jeremici kishte ftuar nga Beogradi grupin “Viva Vox”, ndërsa në repertor ishte kënga nacionaliste serbe, “Marshi në Drinë”.

Përndryshe, kjo këngë nuk ishte në mesin e dhjetë këngëve të paralajmëruara e të cilat ishin shtypur në programin zyrtar të OKB-së.

“Disa diplomatë me të cilët kam biseduar thonë se kjo përzgjedhje e mëvonshme është skandaloze, duke e ditur krimet e luftës që janë ndërmarrë nën tingujt e kësaj kënge në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë”, ka thënë për Agjencinë Anadolija korrespondenti shumëvjeçar nga OKB, Erol Avdovic.

"Mendoj se kjo ishte pika më e lartë e hipokrizisë dhe një lloj i skandalit diplomatik. Ata që kanë mbijetuar mbajnë mend se me këngën ‘Marshi në Drinë’ janë ndërmarrë deportimet masive, vrasjet dhe ekzekutimet masive… Viktimat vështirë mund ta pranojnë këtë, prandaj e ngrenë zërin. Në këtë mënyrë Jeremici ka konfirmuar se i takon establishmentit të Radovan Karadzhicit i cili ishte arkitekt i ngjarjeve të tmerrshme në këto rajone”, ka thënë për AA Fadila Memisevic, presidente i Shoqërisë për Popujt Kërcënuar në Sarajevë.

Reagimet janë më të mëdha kur dihet se gjatë kësaj kënge, Sekretari Ban, në lozhën e sallës së OKB-së, i ulur pran Jeremicit, ka duartrokitur me ritmin e “Marshi në Drinë”, të cilën e kanë kënduar policët, ushtarët dhe paramilitarët serbë gjatë luftërave në Ballkan.

"Gjenocidi, përdhunim, vrasjet dhe spastrimi etnik i jo-serbëve në Srebrenicë dhe Zhepë, si dhe në pjesët e tjera të Bosnje dhe Hercegovinës, janë kryer nga nacionalistët serbë me atë këngë. Kjo këngë fashiste është përdorur për të motivuar urrejtjen ndaj jo-serbëve. Fatkeqësisht, kënga e njëjtë bëri jehonë në korridoret e Kombeve të Bashkuara në New York, ndërsa anëtarët e Kombeve të Bashkuara e kanë mbështetur me zemër”, ka thënë në letrën drejtuar Sekretarit Ban, kryetari i Kongresit Boshnjak të Amerikës Veriore, Haris Alibasic.

"Viktimat e gjenocidit në Srebrenicë janë të zemëruar sidomos nga fakti se në selinë e OKB-së, ku është dashur të miratohet me veprime vendimtare ndalimi i gjenocidit me flamurin e kësaj organizate ndërkombëtare, mbështesin manifestime të tilla që glorifikojnë krimet e luftës dhe kryesit e tyre”, tha presidentja e Shoqatës së Nënave të Srebernicës, Hatidza Mehmedovic.

Pas reagimeve të tilla, ka folur edhe Jeremici, i cili paraqiti versionin e tij.

"Me gjithë respektin për viktimat e luftërave në ish-Jugosllavi, ky interpretim keqdashës i këngës fokusohet në abuzime të dyshuara gjatë konfliktit tragjik. Ata paraqesin tentime të mjera për të ndryshuar kuptimin e traditës sonë muzikore, e cila i është ofruar botës të hënën e kaluar, gjë që është thellësisht ofenduese për popullin serb", ka thënë Jeremic. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Amerika
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Pentagoni thotë se do të 'shpejtojë' dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Pentagoni thotë se do të 'shpejtojë' dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Botë
Kalo në kategori