LAJMI I FUNDIT:

5.879 policë do të marrin bonus nga 28.000 denarë

5.879 policë do të marrin bonus nga 28.000 denarë

Qeveria dhe MPB-ja po investojnë në mënyrë aktive në potencialin njerëzor të policisë dhe përveç rindërtimit të stacioneve dhe reparteve policore, uniforma dhe pajisje të reja investohen edhe në pagat e policëve, thotë Mile Taleski, deputet i LSDM-së.

Ai shton se këto ditë janë paguar 5.897 vendime për bonus paga për vitin 2021, me të cilat 5.897 punëtorë në MPB kanë marrë 28.718 denarë për 150 orë jashtë orarit të kryera në vitin paraprak.


Bonuset janë paguar rregullisht për vitet 2017, 2018, 2019 dhe 2020. Për këtë qëllim nga buxheti i MPB-së janë ndarë mbi nëntë milionë euro.

Taleski thekson se përveç bonusit të pagës do të ketë edhe rritje të re të pagave në MPB. Me ndryshimet në Ligjin për pagën minimale, punonjësit në MPB të cilët nuk janë të autorizuar, do të kenë dy rritje, përkatësisht me pagën e muajit mars marrin rritje të pagave me qëllim të harmonizimit me Ligjin për pagën minimale dhe për të gjitha vendet e punës është bërë rritje graduale.

“Me pagën e muajit shtator do të kenë sërish rritje prej 5%, në mënyrë që në MPB të mos ketë asnjë punonjës që merr shumën e pagës minimale dhe të gjitha pagat të jenë më të larta se paga minimale të përcaktuara me ligj”, thotë Taleski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori