LAJMI I FUNDIT:

​Thaçi dhe Delawie flasin për zhvillimet në veriun e Mitrovicës

​Thaçi dhe Delawie flasin për zhvillimet në veriun e Mitrovicës

Në ditët kur janë ngritur tensione mes Kosovës dhe Serbisë për shkak të arrestimit të të ashtuquajturit drejtor të zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, duket se të dyja shtetet po koordinohen edhe me miqtë e tyre ndërkombëtarë.

Mësohet se sot presidenti i vendit Hashim Thaçi është takuar me ambasadorin amerikan në Kosovë, Greg Delawie. Takim i sotëm i tyre është konfirmuar për KosovaPress nga Presidenca e Kosovës, duke thënë se ka qenë takim i rregullt javor.


“Po, presidenti Thaçi ka takuar sot ambasadorin amerikan, por ky takim ishte rregullt javor”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Informimit të Presidencës.

Të pyetur nëse kanë diskutuar për zhvillimet në veriun e vendit, Zyra e Informimit e presidentit Thaçi i është shmangur përgjigjes direkte, duke thënë se në takimet e rregullta javore të presidentit me ambasadorin amerikan, diskutohen kryesisht të gjitha zhvillimet javore.

Duke iu referuar një bisede telefonike të presidentit serb me presidentin rus, mediat serbe sot kanë raportuar se Vuçiq ka marrë përkrahje nga ana e Putinit.

Shtetet e Ballkanit Perëndimor, sipas shumë mediave botërore, shihen si fushë ku “thyhen shigjetat” në mes të Perëndimit dhe Rusisë, prandaj edhe kohëve të fundit janë rritur përpjekjet nga ana e Rusisë për të shtrirë ndikimin në këtë pjesë të Evropës, duke shfrytëzuar kështu edhe hapësirën që ia ka krijuar Bashkimi Evropian me ngecjet në procesin e integrimit evropian.

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori