LAJMI I FUNDIT:

​Policia shpëton dy turistë të huaj në Theth (Video)

​Policia shpëton dy turistë të huaj në Theth (Video)

Policia shpëtoi dy turistë të huaj në Theth, të cilët kishin mbetur të bllokuar në Bjeshkët e Kaprres.

Pas 8 orë kërkimesh nga Policia dhe banorët e zonës u bë e mundur gjetja e dy turistëve, në gjendje shëndetësore të mirë.


Në orët e pasdites së djeshme, policia ka marrë njoftim se në afërsi të Bjeshkëve të Kaprres, dy turistë, S. C., 27 vjeçe nga Holanda dhe C. S., 33 vjeç nga Irlanda e Veriut, kanë ngatërruar rrugën për të dalë në qafën e Valbonës dhe kanë dalë në vendin e quajtur “Qafa e Pejës”.

Nga shërbimet e Policisë në Theth bashkë me banorët e zonës pas 8 orë kërkimesh, u bë e mundur gjetja e tyre në vendin e quajtur “Maja e Jezercës” në një zonë të thepisur dhe me rrezik për jetën e tyre, transmeton atsh. /Telegrafi/