LAJMI I FUNDIT:

​Pacolli: Mbështetja e Francës në liberalizimin e vizave është e rëndësisë së veçantë

​Pacolli: Mbështetja e Francës në liberalizimin e vizave është e rëndësisë së veçantë

Në margjina të konsultimeve politike të rregullta vjetore të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Ministrisë për Evropë dhe për Punë të Jashtme të Republikës së Francës, sot zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme zhvilloi një takim me përfaqësues të delegacionit francez të kryesuar nga Drejtoresha e Departamentit për Evropën Kontinentale në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Florence Mangin.

Siç njofton MPJ, në bashkëbisedim me Mangin, ministri Pacolli e informoi atë për të arriturat e Republikës së Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave dhe me suksesin e arritur në Organizatën Ndërkombëtare Frankofone. Me këtë rast Pacolli theksoi se mbështetja e Francës në liberalizimin e vizave është e rëndësisë së veçantë për Kosovë.


Po ashtu Pacolli, sqaroi edhe synimet e Republikës së Kosovës për të qenë pjesë aktive e zhvillimeve në organizata ndërkombëtare. Gjatë këtij takimi Drejtoresha Mangin konfirmoi qëndrimin se Franca përkrahë fuqishëm rrugëtimin e Kosovës në proces të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Theks i veçantë në kuadër të bashkëbisedimit mes Pacollit dhe Mangin zuri edhe rëndësia e thellimit të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, veçmas duke pasur parasysh mundësitë që Marrëveshja për Stabilizim dhe Asocim i ofron shkëmbimeve tregtare.

Në kuadër të takimit u vlerësua lart fryma e bashkëpunimit në kuadër të politikës së jashtme dhe diplomacisë mes Republikës së Kosovës dhe Francës, për çka Ministri Pacolli shprehi konsideratë dhe falënderim për rolin konstruktiv të Francës në kuadër të integrimit evropian si dhe në mbështetjen që i ka dhënë Kosovës përgjatë këtyre viteve.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës mban takime të rregullta vjetore me shumë vende, si proces i harmonizimit dhe koordinimit të veprimeve me vende përkrahëse të Republikës së Kosovës. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori