Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in bëri të ditur se udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, dëshiron të mbajë një takim të dytë me Presidentin amerikan Donald Trump, me qëllim shpejtimin e procesit të çarmatimit bërthamor të gadishullit Korean.
Presidenti Moon i bëri komentet të enjten në Seul, pas kthimit të tij nga një vizitë treditore në Phenian.
Vizita e zotit Moon në Phenian kishte si qëllim tejkalimin e ngërçit në marrëdhëniet mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara lidhur me ritmin e Phenianit për të përmbushur premtimin për t’i dhënë fund programeve të tij të raketave bërthamore e balistike. Në takimin e tyre në Singapor në muajin qershor udhëheqësi i Phenianit dhe Presidenti Trump nënshkruan një marrëveshje të paqartë mbi çarmatimin bërthamor.
Presidenti i Koresë së Jugut u tha gjithashtu gazetarëve se Kim Jong Un shpreson që sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo të vizitojë së shpejti Korenë e Veriut. Fillimisht ishte planifikuar që zoti Pompeo të shkonte në Phenian muajin e kaluar, por ngërçi në marrëdhëniet mes dy vendeve, nxiti Presidentit Trump të anulojë vizitën. /kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
SHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
NATO ka nisur një nga dislokimet më të mëdha detare
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre