LAJMI I FUNDIT:

​Haradinaj fton SBASHK-un që të reflektojë duke kompensuar orët e humbura

​Haradinaj fton SBASHK-un që të reflektojë duke kompensuar orët e humbura

Në seancën jashtëzakonshme për kompenzimin e orëve të humbura gjatë janarit, ka folur edhe kryeministri Ramush Haradinaj, ku tha se kompensimi i orëve është në interes të të gjithëve.

Ai ka thënë se është një marrëdhënie e definuar mes ekzekutivit dhe sindikatave, teksa ka shtuar se SBASHK-u do të duhej të tregonte mirëkuptim për zëvendësimin e orëve, pasi që bëhet fjalë për të ardhmen e vendit, fëmijët.


Kreu i ekzekutivit është përgjigjur edhe ndaj deklaratës së deputetit Arbër Rexhaj, i cili e ka akuzuar ministren e Arsimit, Shytyri Bytyqi për nepotizëm.

Ai tha se emërimi i drejtorëve të shkollave është kompetencë e nivelit komunal dhe jo e ministrit Bytyqi.

Ndërsa deputeti nga radhët e LDK-s, Driton Selmanaj, ka thënë se përmes politizimit të shkollave po shkatërrohet arsimi.

Ai tha se sikurse iu është mundësuar sindikatave që të mbajnë greva, tani nuk duhet t’iu bëhet shantazh që të kompensojnë orët.

Sipas tij, organizimi sindikal nuk e duron nënshtrimin për të drejta të garantuara me konventa ndërkombëtare. Ai ka ftuar që fokusi të mos jetë tek orët e humbura, por tek cilësia në arsim.

Kurse, Arbër Rexhaj nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje u shpreh se seanca e sotme është e turpshme, pasi po kërkohet nga deputetët që mbajnë anën e ministrit ose ana e SBASHK-ut.

Ai ka kërkuar përgjegjësi nga ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi që të shpjegojë arsyet e ekskursioneve në Shqipëri e në Budva, me një çmim katër fish më të shtrenjtë. E për këtë, u shpreh se do të duhet të aktivizohet Prokuroria. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori