LAJMI I FUNDIT:

МASH premton mbindërtim të shkollës në Tetovë

МASH premton mbindërtim të shkollës në Tetovë

Ministria për arsim dhe shkencë ka dërguar reagim deri te mediat pas deklaratës së Petar Atanasov nga LSDM i cili sot kërkoi që MASh dhe komuna e Tetovës urgjentisht ta zgjidhin problemin me mungesën e klasave për nxënësit e shkollave të mesme në këtë qytet, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„ Në periudhën që vijon, pas sigurimit të lokacionit të pastër dhe lejes ndërtimore nga ana e komunës dhe institucioneve kompetente, do të shpallet procedura e tenderimit për përpunim të projektit për mbindërtim të objektit ekzistues shkollor, ndërsa më pastaj edhe procedurë për zgjedhje të firmës për realizimin e aktiviteteve ndërtimore. Me këtë zgjidhje do të dilet në ndihmë të gjithë gjeneratave të tanishme dhe të ardhshme në shkollë, ku japim përkrahje maksimale për rruajtjen e multikulturalizmit dhe karakterit shumetnik të procesit arsimor”, njoftojnë nga MASh.


Përndryshe sot në një takim të mbajtur me kompetentët, nxënësit, prindërit dhe profesorët kanë kërkuar zgjidhjen e problemit hapësinor për paralelet në gjuhën maqedonase, problem që është duke zgjatur me vite.

Thuan, kushtet në hapësirat e përkohshme ku është duke u realizuar mësimi, gjatë dy viteve të fundit janë mizore dhe po kërkojnë integrimin në objektin aktual të gjimnazit, ku janë duke mësuar në tre ndërrime dhe me orë të shkurtuara, derisa të përfundoje rinovimi i objektit./Telegrafi/