LAJMI I FUNDIT:

АSHMAA: Sitel, Alfa, Kanal5, Kanal5 Plus dhe TV Nova nuk i respektojnë parimet për raportim objektiv

АSHMAA: Sitel, Alfa, Kanal5, Kanal5 Plus dhe TV Nova nuk i respektojnë parimet për raportim objektiv

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audio vizuale, e publikoi raportin e parë nga mbikëqyrja e përfaqësimit mediatik pas shpalljes së Zgjedhjeve të parakohshme parlamentare 2016, për periudhën 15 – 24 prill, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Pesë shërbime programore televizive – Sitel, Alfa, Kanal5, Kanal5 Plus dhe TV Nova nuk i respektojnë parimet nga neni 61 i Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audio vizuale, sidomos atë me të cilën kërkohet raportim objektiv dhe të paanshëm të ngjarjeve me trajtim të barabartë  të pikëpamjeve dhe mendimeve të ndryshme dhe mundësim që publiku lirshëm të formojë mendime për ngjarje dhe çështje të caktuara (alineja 9)“, qëndron në njoftim.


„Tek TV Alfa, TV Kanal5, TV Kanal5 Plus dhe TV Sitel, vërehen  artikuj të ndërlidhur me krizën politike, me aktivitetet e organeve shtetërore dhe me promovimin e masave nga programi zgjedhor i VMRO-DPMNE në përpunimin e të cilëve mediat shfaqin mënyrë të njëjtë apo të ngjashme të raportimit, përpunojnë/theksojnë teza dhe qëndrime të njëjta (të vetat ose të ndërmarra nga media vendore ose të huaja, përfaqësues të partive), po madje përdorin edhe xhirime të njëjta (të huaja) si material ilustrues, që jep indikacion për përputhje në politikën e tyre redaktuese. Kjo është në kundërshtim me parimin e mëvetësisë, pavarësisë dhe përgjegjësisë së redaktorëve, gazetarëve dhe autorëve tjerë gjatë krijimit të programeve dhe krijimit të politikës redaktuese nga neni 61, paragrafi 1, alineja 13, i Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audio vizuale. Edhe një ngjashmëri te këto katër televizione është që i përdorin nëntitujt që përmes tyre të transmetojnë qëndrime (të veta, të politikanëve, të mediave tjera dhe të ngjashme) përmes të cilëve e theksojnë tonin dhe kornizën negative për LSDM dhe aktivitetet e “Protestoj”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Te këto katër televizione, vërehet tendenca e cila nëse vazhdon në drejtimin e njëjtë, do të rezultojë me raportim në funksion të paraqitjes zgjedhore mediatike të partive në pushtet. Bëhet fjalë për storiet në të cilët raportet për promovimin dhe avancimin e bujqësisë nga programi zgjedhor i VMRO-DPMNE, paraqiten si politika të shtetit në këtë sferë, si dhe në storiet për aktivitetet e organeve shtetërore në nivel qendror dhe lokal të cilët janë krijuar për tërheqjen e mbulimit mediatik“, shkruan në raportin e ASHMAA./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori