Zyrtare: Shitjet e veturave Renault kalojnë ato të Volkswagen në tregun kosovar (Foto)
Sipas shifrave zyrtare të veturave të zhdoganuara për vitin e kaluar në Kosovë, Renault ka pasur numër më të madh të veturave të reja të shitura edhe sesa rivali i saj kryesor Volkswagen.
Në tregun kosovar të veturave janë krijuar shumë mite për shumë marka të veturave. Por shifrat zyrtare të tregut tregojnë se megjithatë kosovarët i përcjellin trendet evropiane edhe në këtë drejtim dhe preferencat e tyre nuk dallojnë shumë nga ato të qytetarëve tjerë të Evropës.
Në komunikacionin rrugor të Kosovës çdo vit hyjnë mijëra vetura të reja. Numri i veturave të reja ka një rritje prej më shume se 80% kryesisht falë heqjes së pagesës për doganë për veturat e reja, si dhe vetëdijesimit të qytetarëve për dobitë e blerjes së veturave të reja, kundrejt atyre që janë të përdorura.
Sipas një dokumenti zyrtar të siguruar nga Dogana e Kosovës, numri i veturave të reja që janë blerë nga qytetarët e Kosovës është i madh, saktësisht 2,263 njësi, kurse në preferencat e tyre ndër brendet që kryeson në treg është Renault. Madje edhe para markës gjermane Volkswagen.
Raporti numëron të gjitha veturat e reja të zhdoganuara brenda vitit 2016. Në këtë raport, udhëheqës është Skoda me 319 njësi të shitura, mirëpo fakti më interesant në këtë raport është kalimi i Renault ndaj rivalit direkt, Volkswagen, sepse në raport thuhet se Renault ka shitur 298 vetura të reja, ndërsa Volkswagen ka katër njësi të shitura më pak, apo 295 njësi brenda periudhës së njëjtë të vitit të kaluar.
Në vendin e katërt dhe të pestë janë Kia dhe Citroen, me 162 dhe 129 vetura të shitura, respektivisht.
Ky kalim në epërsi nga ana e Renault është bërë për herë të parë pas shumë vitesh në tregun tonë, pasi që VW ishte më lart me njësi të veturave të shitura në treg.
Së fundmi Renault ka transformuar linjën e saj të veturave tërësisht. Renault Talisman është shpallur vetura më dizajnin më të mirë në vitin 2016, teksa Clio dhe Captur kanë qenë veturat e reja më të shitura jo vetëm në Kosovë, por edhe në gjithë Evropën.
Cilësia e veturave, dizajni modern me forma unike, komoditeti dhe shpenzimet e ulëta kanë bërë që Renault të jetë lider i shitjes së veturave të reja edhe në vendin tonë. Përfaqësues i autorizuar të Renault, Nissan dhe Dacia për Kosovë është Auto Mita, kompania e cila ofron gjitha modelet e reja që kanë dominuar në shumë tregje dhe kategoritë përkatëse në të cilat ato garojnë.
Së fundmi shoferët kosovarë kanë raportuar se me Renault Clio edhe në Kosovë, shpenzimet mesatare të derivateve për 100 kilometra sillen prej 3.2 deri në 3.6 litra. Dhe kostoja është faktor shumë i rëndësishëm, përpos faktorëve tjerë që e bëjnë një blerës të përcaktohet për një veturë në vend të një tjetre. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMusk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla
Volvo "përplas" veturën më të madhe të saj me atë më të voglën
Mercedes hoqi dorë nga ideja e një motori të vogël me dy cilindra në klasën S
Një garë tjetër e supermakinave: Lamborghini Revuelto, Ferrari SF90 apo Porsche 918?
Chevy Camaro merr pamje tjetër pas 20 vitesh e parkuar
Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre