LAJMI I FUNDIT:

Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Epoka e veturave të vogla Smart duket se ka mbaruar pasi modelet e fundit po bëhen gjithnjë e më të mëdha.

Këtë e tregojnë edhe në dy veturat e mëparshme të gjeneratës së re. Smart #1 është 4,270 mm i gjatë, ndërsa #3 shtrihet në 4,440 mm, transmeton Telegrafi.


Ky #5 i ri është një koncept që paralajmëron një model serik edhe më të madh që vjen më vonë këtë vit.

Kompania nuk përmend dimensionet e sakta, por shkon aq larg sa e quan atë një “SUV të përmasave të mesme”.

SUV-i i ri duket paksa si një Mercedes GLB futuristik me karakteristika “off road” me goma për të gjitha terrenet.

Ka gjithashtu panele mbrojtëse masive në pjesët e poshtme të trupit dhe madje edhe korniza mbrojtëse në parakolpët, të cilat jemi mësuar t’i shohim në SUV-të klasikë.

Ka gjithashtu mbështjellësin e zakonshëm të plastikës rreth harqeve të rrotave, së bashku drita LED mbi xhamin e përparmë për të ndriçuar më mirë mjedisin kur jeni jashtë rrugës.

Koncepti #5 ka një bateri masive me një kapacitet mbi 100 kWh. EV i ngritur përdor teknologjinë e mbushësit të shpejtë 800 volt, kështu që duhen vetëm 15 minuta për të mbushur baterinë nga 10 përqind në 80 përqind.

I mbushur plotësisht, mund të përshkojë më shumë se 550 kilometra bazuar në ciklin e provës WLTP.

Smart SUV i përmasave të mesme do të ketë premierën e tij botërore në panairin Auto China 2024 në Pekin, i cili fillon më 25 prill. /Telegrafi/