LAJMI I FUNDIT:

Chevy Camaro merr pamje tjetër pas 20 vitesh e parkuar

Chevy Camaro merr pamje tjetër pas 20 vitesh e parkuar

Ne jetojmë në një botë, ku për fat të keq, jo çdo veturë e vjetër mund të shpëtohet.

Ndërsa versionet më të dëshirueshme, zakonisht modelet me motor V8 dhe transmisione manuale priren të qëndrojnë në rrugë, modelet me motorë më të vegjël harrohen.


Kjo është pikërisht ajo që ndodhi me një Chevy Camaro, përcjell Telegrafi.

Motori V6 3.1 litërsh dhe transmisioni automatik me katër shpejtësi nuk ishin arsye të fuqishme sa që pronari të vazhdonte ta voziste këtë model. Kështu që, Chevy qëndroi e parkuar në një fushë për 20 vitet e fundit.

Pamja e veturës së mbuluar me papastërti dhe myk u publikua nga kanali WD Detailing në YouTube i cili vendosi ti jap Camaros një tjetër shans “për jetë”.

WD Detailing ka publikuar edhe procesin e pastrimit duke lënë të nënkuptohet se Camaro me sa duket do të marrë vëmendjen që e meriton. /Telegrafi/