LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet në Francë, udhëheq partia e Macron

Zgjedhjet në Francë, udhëheq partia e Macron

Partia e presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe aleatët e tij kanë fituar më së shumti vota sot në rrethin e parë të zgjedhjeve parlamentare, tregojnë rezultatet e pjesshme të publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme të këtij vendi.

Sipas kësaj ministrie, menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve partia e Macron dhe aleatët e tij janë në rrugë të fitojnë më shumë se 30 për qind të votave, transmeton Reuters.


Kryetarja e partisë ultra-djathtiste “Fronti nacional” Marin le Pen është ankuar sonte në “daljen e dobët katastrofale” të votuesve në zgjedhje dhe kërkoi  nga votuesit “patriotë” që në rrethin e dytë më 18 qershor të dalin masovisht, transmeton AP.