LAJMI I FUNDIT:

KQZ konfirmon: Drenasi shkon në balotazh (LIVE)

KQZ konfirmon: Drenasi shkon në balotazh (LIVE)

Ekipi i Telegrafit dhe RTV Dukagjini sot gjatë gjithë ditës do të jenë në Komunën e Drenasit për të përcjell procesin e votimit në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për kryetar të Komunës.

Këtu do t’i keni të gjitha informatat, minutë pas minute, në kohë reale për zgjedhjet në Drenas, deri në mbylljen e vendvotimeve dhe shpalljen e rezultateve jozyrtare nga shtabet zgjedhore të kandidatëve për kryetar të Komunës.


array(3) { ["date"]=> string(19) "12-04-2016 22:17:54" ["time"]=> string(16) "04/12/2016 22:17" ["update"]=> bool(false) } 04/12/2016 22:17

Drenasi shkon në balotazh

Komuna e Drenasit do të shkojë në balotazh.

Sipas rezultateve preliminare nga Komisioni Qendror Zgjedhor, është Ramiz Lladrovci nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Isa Xhemajlaj nga NISMA, të cilët do të garojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve në këtë komunë.


Kjo për faktin se Lladrovci nuk ia ka dalë të marrë 50 për qind të votave. Në 95 vendvotime të numëruara, Lladrovci ka marrë 45,21 për qind të votave, ndërsa Xhemajlaj 27,31 për qind.

Balotazhi pritet të mbahet më datën 1 janar.

array(3) { ["date"]=> string(19) "12-04-2016 22:04:13" ["time"]=> string(16) "04/12/2016 22:04" ["update"]=> bool(false) } 04/12/2016 22:04

Drenori: Është dëm i madh nëse Lladrovci drejton Drenasin

Kandidati i pavarur për zgjedhjet në Drenas, Xhavit Drenori, ka thënë se ka marrë rreth 12 për qind të votave të përgjithshme në Drenas, njofton Klan Kosova.

“Kemi pritur më shumë, por megjithatë jam i lumtur për ata mbi dymijë votues që më kanë votuar. Është shumë dëm i madh nëse me Drenasin qeveris Ramiz Lladrovci”, ka thënë Drenori për Klan Kosova. “Në Drenas sot vendin e parë e ka arritur PDK, jo Ramiz Lladrovci. Ai nuk është i denjë që ta drejtojë Drenasin”.


array(3) { ["date"]=> string(19) "12-04-2016 21:45:30" ["time"]=> string(16) "04/12/2016 21:45" ["update"]=> bool(false) } 04/12/2016 21:45

Rezultatet e KQZ-së nga 51 vendvotime

Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar rezultatet e 51 vendvotimeve, për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Drenasit

Sipas këtyre rezultateve, kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci, prin më 45, 77 % të votave. I dyti është Isa Xhemajlaj me 28,40 %.


Ndërsa, i treti më radhë është kandidati i pavarur Xhavit Drenori më 11.75%.

Pa u numëruar kanë mbetur edhe 21 vendvotime.

array(3) { ["date"]=> string(19) "12-04-2016 21:22:45" ["time"]=> string(16) "04/12/2016 21:22" ["update"]=> bool(false) } 04/12/2016 21:22

KIZ: Lladrovci dhe Xhemajlaj në balotazh

Driton Selmanaj nga Koalicioni për Integritet Zgjedhor ka bërë publike rezultatet preliminare të 80 për qind të votave të numëruara në Komunën e Drenasit.

Sipas Selmanajt, PDK ka fituar 46.57 për qind; Nisma 26.20 për qind; kandidati i pavarur Xhavit Drenori 19.78 për qind; AKR 7.3 për qind; LDK 5. 37 për qind, Fjala 2 për qind.


Duke u bazuar në këto rezultate Selmanaj tha se në Komunën e Drenasit do të ketë balotazh ku sipas tij në garë do të jenë kandidati i PDK-së Ramiz Lladrovci dhe ai i Nismës Isa Xhemajlaj.

array(3) { ["date"]=> string(19) "12-04-2016 20:43:54" ["time"]=> string(16) "04/12/2016 20:43" ["update"]=> bool(false) } 04/12/2016 20:43

Mësoni rezultatet preliminare, në kohë reale

KQZ, në faqen e saj është duke publikuar të dhënat preliminare për zgjedhjet në Drenas.

Rezultatet, për kandidatët, mund t’i shihni duke klikuar direkt: KËTU.


Deri tash prin kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "12-04-2016 20:31:17" ["time"]=> string(16) "04/12/2016 20:31" ["update"]=> bool(false) } 04/12/2016 20:31

Edhe FJALA e AKR thonë se do të jenë në balotazh

Kandidati i Partisë “Fjala”, Vehbi Berisha, ka thënë se në procesin e sotëm zgjedhor në Drenas nuk janë shënuar incidente të mëdha, njofton Klan Kosova.

“Pres që të kemi një renditje të mirë në këto zgjedhje. Kandidatura ime është vlerësuar nga qytetarët. Natyrisht qysh nga fillimi kam thënë se do të kemi balotazh dhe këtë e them edhe tash. Për preferenca, do të shikojmë edhe frymën e qytetarëve që janë deklaruar për ndryshime dhe do të marrim vendim”, ka thënë Berisha.


Ndërkaq, Agim Bahtiri i AKR-së ka thënë se “asnjë parti nuk del fituese në Drenas pa balotazh. Ne jemi duke udhëhequr në pjesën andej hekurudhës. Vëzhguesit dhe komisionerët po na lajmërojnë për rezultatet dhe jemi shumë mirë, por ende nuk dihet deri në fund. Ne po udhëheqim në një pjesë shumë mirë”.

array(3) { ["date"]=> string(19) "12-04-2016 20:04:00" ["time"]=> string(16) "04/12/2016 20:04" ["update"]=> bool(false) } 04/12/2016 20:04

Edhe PDK e bindur në fitoren e Lladrovcit pa balotazh

Në selinë e PDK-së në Drenas janë mbledhur shumë simpatizantë, të cilët po presin rezultatet e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këtë komunë.

Zëdhënësi i shtabit të PDK-së në Drenas, Betim Berisha, për Klan Kosova ka thënë se në PDK mbizotëron një frymë pozitive për fitore.


“Dita e sotme ishte e mirë, me diell, falënderoj qytetarët që kanë treguar për pjekurinë dhe demokracinë. Procesi ka përfunduar pa asnjë incident, duke mos lënë anash incidentet e vogla që kanë qenë të lokalizuara”, tha Berisha.

Ai ka shtuar se rezultatet e para që vijnë nga terreni tregojnë për një rezultat të fitores së bindshme të kandidatit të PDK-së, Ramiz Lladrovci.

“Simpatizantët e PDK-së janë më të devotshmit në Drenas, në orën 21:00 do të dalin rezultatet për fitoren tonë. Lladrovci është në seli duke pritur, dhe është shumë i relaksuar. Unë besoj se ashtu si kanë festuar herët tjera, do të festojnë edhe sot”, tha ai. /Klan Kosova/

array(3) { ["date"]=> string(19) "12-04-2016 20:01:54" ["time"]=> string(16) "04/12/2016 20:01" ["update"]=> bool(false) } 04/12/2016 20:01

Shtatë persona janë shoqëruar në Polici, janë hapur tri raste

Sot, që nga orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës – respektivisht Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës – ka zhvilluar planin operativ në Drenas, ku u mbajtën zgjedhjet lokale.

Prej orës 07:00, deri më tani, nga zyrtarët policorë janë shoqëruar në stacione policore
shtatë persona, prej tyre pesë si të dyshuar, ndërsa dy në cilësinë e dëshmitarëve. Që të gjithë pas përfundimit të procedurave policore me urdhër të prokurorëve përkatës janë liruar.


Megjithëse ka pasur raportime të ndryshme, me urdhër të Prokurorisë të Shtetit janë hapur tri raste për:

• Kanosje

• Dhënia ose marrje e ryshfetit lidhur me votim si dhe

• Prishje e rendit dhe qetësisë publike.

Me rastet po merren njësitet përkatëse në bashkëpunim me Prokurorinë. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "12-04-2016 19:55:28" ["time"]=> string(16) "04/12/2016 19:55" ["update"]=> bool(false) } 04/12/2016 19:55

Xhemajlaj: Nuk ka balotazh, nga nesër jam kryetar

Kandidati i Nismës në Drenas, Isa Xhemajlaj, ka thënë se është i kënaqur me daljen e qytetarëve në këto zgjedhje.

“Përgjithësisht, kësaj here ka shkuar diçka më mirë se herëve të tjera. Ka pasur ndalje të rrymës, arrestime të komisionerëve dhe më e çuditshmja është se është arrestuar zëdhënësi i degës së Nismës në Drenas. Mendoj se rezultatet i kam pasur tash e një javë dhe që nga nesër do të jem kryetar komune. Nuk mbetet në balotazh fare”, ka thënë Xhemajlaj.


array(3) { ["date"]=> string(19) "12-04-2016 19:43:09" ["time"]=> string(16) "04/12/2016 19:43" ["update"]=> bool(false) } 04/12/2016 19:43

PDK nis festën në Drenas

Para zyrave të PDK-së në Drenas janë mbledhur shumë qytetarë me vetura dhe me flamuj të PDK-së.

Ende pa u bërë gjysmë ore nga mbyllja e vendvotimeve, simpatizantët e PDK-së veç se kanë filluar festën nëpër rrugët e Drenasit.


Kjo parti ka paraparë një koncert në sheshin e qytezës për të festuar fitoren e kandidatit të tyre, Ramiz Lladrovci. /KP/

array(3) { ["date"]=> string(19) "12-04-2016 19:34:52" ["time"]=> string(16) "04/12/2016 19:34" ["update"]=> bool(false) } 04/12/2016 19:34

Dalja e votuesve afro 41 për qind, rezultatet e para në orën 21:00

Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, njofton se në orën 19:10 janë mbyllur të gjitha vendvotimet në Komunën e Drenasit.

“Dalja e votuesve në zgjedhjet e sotme është 21,723 votues apo shprehur në përqindje – 41. Trendi i daljes është rritur prej 9% nga ora 16:00.”


“Të gjitha vendvotimet janë mbyllur deri në ora 19:10 dhe nuk është shënuar ndonjë parregullsi gjatë mbylljes”, shkruan në një postim të Demokracia në Veprim në Facebook.

Ndërkaq, në konferencën për shtyp, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se numri i votuesve në komunën e Drenasit ka qenë 21 mijë e 318 votues apo 40.55 për qind.

Procesi ka shkuar pa ndonjë parregullsi që do të cenonte integritetin e zgjedhjeve.

Nga ora 19:00 ka filluar të rrjedh afati prej 24 orësh për paraqitjen e ankesave

Rreth orës 21:00 do të dalin rezultatet e para preliminare. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "12-04-2016 19:06:57" ["time"]=> string(16) "04/12/2016 19:06" ["update"]=> bool(false) } 04/12/2016 19:06

Mbyllen vendvotimet në Drenas

Në orën 19:00 janë mbyllur të gjitha vendvotimet në komunën e Drenasit.

Reporterët e KosovaPressit, nga terreni raportojnë se tashmë është mbyllur edhe qendra më e madhe në shkollën “Rasim Kiçina” dhe ajo në shkollën “Halil Bajraktari”.


Në këtë Komunë sot janë mbajtur zgjedhjet për kryetar të komunës pasi që Nexhat Demaku dha dorëheqje nga kjo pozitë pasi që Gjykata e Apelit ia konfirmoi dënimin prej tri vitesh.

Votimet në këtë komunë kanë filluar në orën 7:00 të mëngjesit dhe të drejtë vote kanë mbi 52 mijë votues të kësaj komune.

Në garë për të parin e Drenasit janë Ramiz Lladrovci nga PDK, Isa Xhemajlaj nga Nisma, Bedri Nika nga LDK, Vehbi Berisha nga partia Fjala, Elmi Thaçi nga AKR dhe Xhavit Drenori kandidat i pavarur.

array(3) { ["date"]=> string(19) "12-04-2016 18:34:08" ["time"]=> string(16) "04/12/2016 18:34" ["update"]=> bool(false) } 04/12/2016 18:34

KEDS: Ka rrymë në tërë Komunën e Drenasit

KEDS, përmes njoftimi deklaron se të gjitha vendvotimet në Komunën e Drenasit kanë energji elektrike.

“Ekipet e KEDS-it janë vazhdimisht në terren dhe duke u përkujdesur maksimalisht që furnizimi të jetë pa ndërprerje. Janë ndalur disa trafo për shkak të mbingarkesave, në mënyrë që të mos afektohet procesi zgjedhor dhe të mos vije deri tek rënia e largpërçuesve”, thuhet në njofitm. /Telegrafi/


array(3) { ["date"]=> string(19) "12-04-2016 18:19:46" ["time"]=> string(16) "04/12/2016 18:19" ["update"]=> bool(false) } 04/12/2016 18:19

KIZ: Shqetësuese, ndalja e rrymës dhe votimi familjar

Koalicioni për Integritet Zgjedhor, në një konferencë për media ka njoftuar se deri në orën 16:00 dalja e qytetarëve në zgjedhje në Komunën e Drenasit është 32 për qind. Ndërsa, u tha se janë evidentuar parregullsi, siç është fotografimi i votës, votimi familjar, asistimi i vëzhguesve të partive politike në votimin e qytetarëve në Komunën e Drenasit dhe parregullsi tjera të cilat kanë zbehur procesin e votimit në komunën e Drenasit.

Betim Musliu, nga KIZ, në një konferencë për media tha se deri tani janë katër raste ku komisionerët dhe vëzhguesit janë marrë në pyetje, lidhur me incidente të ndryshme në vendvotime.


Musliu tha se përveç rastit të Abrisë, ku ka pasur një marrje në pyetje të kryesuesit për shkak të dyshimeve se në këtë qendër të votimit ka pasur një fotografim të votës, është arrestuar dhe një vëzhgues tjetër në Gradicë, i cili dyshohet për vepër penale të kanosjes, dhe se edhe dy vëzhgues të tjerë janë duke u intervistuar nga ana e Policisë. Si shqetësim ai e përmendi dhe ndaljen e rrymës në fshatin Qikatovë në orët e mbrëmjes.

“Informacioni i fundit që vjen është se në fshatin Qikatov ka ndalim të rrymës. Është një shqetësim që e kemi adresuar. Gjatë ditës kemi pasur raste të evidentuara të fotografimit të votës dhe kjo paraqet një prej shqetësimeve, sepse në këtë rast po shohim se dikush i ka borxh dikujt. Fakti që po fotografohet vota, le me nënkuptua se dikush ka me i raportu dikujt. Po ashtu, ajo që ka qenë shqetësim dhe pothuajse është shndërruar në traditë është çështja e votim it familjar, ku vetëm nga ora 12 deri në orën 16, janë 23 raste të reja të evidentuaratha ai.

array(3) { ["date"]=> string(19) "12-04-2016 18:02:19" ["time"]=> string(16) "04/12/2016 18:02" ["update"]=> bool(false) } 04/12/2016 18:02

DnV: Shtohen presionet në vendvotime

Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” thotë se po vazhdon ta vëzhgojë procesin zgjedhor në territorin e Komunës së Drenasit.

Dalja e votuesve deri në orën 16:00 është 16,889 (përfshirë ata me kusht) apo shprehur në përqindje – 32. Trendi i daljes nga ora 12:00 është rritur për 19 për qind.


“Trendi i votimit sipas familjar ka shënuar rënie. Kurse problemet me listën e votuesve kanë shënuar ngritje. Deri më tani janë evidentuar 156 ankesa në këtë drejtim. Është evidentuar rritje e numrit të personave që asistojnë më shumë se një herë votuesit. Po ashtu është vërejtur rritje e numrit të personave të paautorizuar në vendvotime, ku janë evidentuar të paktën 6 raste deri më tani” , ka vlerësuar “Demokracia në Veprim”.

Prej orës 12:00-17:00: Në vendvotimin 0314E/01R në Negrovc, shkolla “Jusuf Gërvalla”, dy votues kanë refuzuar të votojnë në kabinë dhe kanë realizuar votim të hapur. Në vendvotimin 0314E/02D në Negrovc, shkolla “Jusuf Gërvalla”, në ora 15:10 është evidentuar një konflikt verbal mes një votuesi dhe një vëzhguesi të Nisma për Kosovën. Si rezultat Policia i ka larguar nga vendvotimi të dy palët.

Në qendrën e votimit 0322E, në Qikatovë të Vjetër, shkolla “Dëshmorët e Drenicës”, është raportuar se grupe të organizuara të vëzhguesve të PDK-së janë duke ushtruar presion ndaj votuesve që po presin në radhë për të votuar.

Në vendvotimin 0327E/02D, në Gllobar, shkolla “Naim Frashëri”, janë evidentuar 14 raste të asistimit për të votuar. Në vendvotimin 0312E/01D në Likoshan, shkolla “Rexhep Gjeli”, disa votues pas votimit kanë vazhduar të qëndrojnë në oborrin e shkollës.

Vëzhguesit e DnV-s ë e kanë raportuar rastin dhe policia më pas ka intervenuar duke i shpërndarë.

DnV u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Drenasit, me të drejtë vote që ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Njëkohësisht DnV, kërkon që organet përgjegjëse për sigurimin dhe administrimin e zgjedhjeve të garantojnë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në këto orë të fundit të procesit zgjedhor. Po ashtu, DnV kërkon nga subjektet politike që të tregohen të përmbajtura dhe të mos pengojnë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

array(3) { ["date"]=> string(19) "12-04-2016 17:56:16" ["time"]=> string(16) "04/12/2016 17:56" ["update"]=> bool(false) } 04/12/2016 17:56

PDK: NISMA e AKR po blejnë votat

Zëdhënësi i shtabit zgjedhor të PDK-së në Drenas, Betim Berisha, ka thënë se Drenasi tashmë është vërshuar nga aktivistë të Nismës nga Malisheva dhe AKR-së nga Mitrovica, të cilët po tentojnë që t’i blejnë votat.

Berisha në një konferencë për media tha se asnjë komisionier i PDK-së nuk e ka provokuar situatën dhe se ata që po provokojnë situatën janë komisionerët e Nismës. Berisha i ftoi simpatizantët e Nismës dhe AKR-së që të mos humbin kohë, dhe të mos udhëtojnë nga Mitrovica e Malisheva për ta prishur procesin zgjedhor në Drenas, sepse do të ndahen të zhgënjyer me votën që do ta marrin nga qytetarët e Drenasit.


“Unë do t’ua jap një lajm juve dhe i bëj apel Policisë në Drenas dhe Prokurorisë se tash veç ka filluar të mbushet Drenasi aktivistë nga Malisheva dhe Mitrovica, të cilët besoj dhe shpresoj që procesi të shkoj mirë. Mirëpo, vërshimi i tyre në këto orë të vona, duke i munduar t’i joshin qytetarët e Drenasit dhe të blejnë votën e qytetarëve të Drenasit, unë u them se nuk blihet vota e qytetarëve të Drenasit. PDK është e sigurte që do të jetë fitimtare në këto zgjedhje… Unë i ftoj dhe partitë tjera të cilat i ka kapur një panik, s’ka nevojë as nga Mitrovica, e sidomos as nga Malisheva që t’i kap panik për humbjen e tyre në Drenas. Unë ftoj dhe bëj apel të gjithë vëzhguesve dhe komisionerëve që ta ruajnë votën e qytetarit ashtu siç e kanë ruajtur çdo herë”, tha zëdhënësi i PDK-së në Drenas, Betim Berisha.

array(3) { ["date"]=> string(19) "12-04-2016 17:40:26" ["time"]=> string(16) "04/12/2016 17:40" ["update"]=> bool(false) } 04/12/2016 17:40

Nisma: Po na arrestojnë njerëzit e partisë

Sekretari për ekonomi dhe financa i Nismës për Kosovën, Shyqyri Bytyqi, tha se kanë filluar arrestimet e disa aktivistëve të partisë së tyre, përfshirë zëdhënësin e partisë, një vëzhgues dhe komisionerin e Nisma-së.

“Vëzhguesi jonë në Negroc ka denoncuar deputeten Sala Shala e cila ka qenë dy herë në këtë pikë votimi. Kjo ka qenë pengesë në mbarëvajtjen në këtë pikë votimi. Pas denoncimit nga ana e vëzhguesit tonë, në vend që të shikohet nga ana e Prokurorisë se përse po e pengon këtë pikë të votimit arrestohet vëzhguesi jonë”, tha Bytyqi i Nisma për Kosovën, transmeton Kosovapress.


Qëndrim Krasniqi, ka qenë njëri nga personat që është ndalur sot nga Policia në Drenas.

Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar edhe vetë Krasniqi, pasi është liruar nga Policia.

“Po isha njëri ndër ata që Policia i ndaloi. Këto shoqërime në Polici po bëhen për qëllime politike, ka akoma vëzhgues të ndalur, por ata nuk janë vetëm të NISMA-s”, tha ai.

“Mandati i Policisë dhe prokurorisë në këtë proces zgjedhor është ekskluzivisht marrja me zhvillimet që ndodhin brenda hapësirave në të cilat zhvillohet procesi zgjedhor dhe jo ndjekja dhe arrestimi i anëtarëve dhe zyrtarëve të partive politike të cilët denoncojnë parregullsitë që bëhen nga eksponentë të PDK-së. Ftojmë drejtuesit e policisë dhe prokurorisë të marrin masa kundër këtyre eksponentëve të kapur të Policisë dhe Prokurorisë qëllimi i të cilëve është që përmes metodave të kërcënimit t’ia mundësojnë pushtetit devijimin e vullnetit të qytetarëve të Drenasit. Kjo duhet të merr fund menjëherë, sepse, nuk ka forcë që do ta ndalë vullnetin e qytetarëve të Drenasit për ndryshim”, thuhet në një kumtesë të Nismës dërguar mediave.

array(3) { ["date"]=> string(19) "12-04-2016 17:36:02" ["time"]=> string(16) "04/12/2016 17:36" ["update"]=> bool(false) } 04/12/2016 17:36

“AKR-ja ia shtron rrugën me zhavorr sot fshatit Tërstenik në këmbim të votave” (Foto)

Në fshatin Tërstenik të Drenasit, kandidati i AKR-së për kryetar të Drenasit edhe sot ka vazhduar të blejë vota në këmbim të shtrimit të rrugëve me zhavorr. Ai në lagjen Spahiu sot ua ka dërguar zhavorrin.

Lajmi.net ka siguruar foto, ku shihet duke u kryer punimet dhe mund të vërehet se zhavorri është i freskët.


Për shtrimin e rrugëve me zhavorr nga kandidati i AKR-s ishte raportuar edhe ditë më parë për një rast në fshatin Arllat. /lajmi.net/

array(3) { ["date"]=> string(19) "12-04-2016 17:26:17" ["time"]=> string(16) "04/12/2016 17:26" ["update"]=> bool(false) } 04/12/2016 17:26

PDK: Partitë e vogla po e provokojnë situatën

Zyrtarët e PDK-së në Drenas kanë theksuar se procesi zgjedhorë deri në ora 13:00 ka shkuar mirë. Ndërkaq, sipas tyre, procesi është shfaq me disa parregullsi nga ana e partive të vogla.

“Deri në ora 13:00 kemi pas një proces të rregullt dhe nga partitë e vogla janë shfaq disa parregullsi të vogla. Unë ju njoftoj të gjithëve qytetarëve të votojnë qetë dhe mirë. Ju bëj apel Policisë dhe Prokurorisë se ka njerëz që po tentojnë të blejnë vota. Të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre. Nuk ka nevojë të bëhet panik. Të gjithë vëzhguesit ta ruajnë votën e qytetarëve. PDK nuk e ka provokuar situatën; nga Nisma po provokojnë situatën”, ka thënë një zyrtar i PDK-së. /ZERI/


array(3) { ["date"]=> string(19) "12-04-2016 17:20:40" ["time"]=> string(16) "04/12/2016 17:20" ["update"]=> bool(false) } 04/12/2016 17:20

KDI: Deri në orën 17:00 nuk kemi evidentuar ndonjë parregullsi

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka vlerësuar se deri në orën 17:00 nuk ka pasur ndonjë parregullsi shqetësuese gjashtë procesit zgjedhor në Drenas.

Visar Sutaj nga KDI i ka thënë KosovaPressit se nga vëzhguesit tanë në qendrat e votimit, nuk ka ndonjë evidentim për parregullsi.


Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori