LAJMI I FUNDIT:

Uji i pijes në Kosovë është i nivelit të lartë (Video)

Uji i pijes në Kosovë është i nivelit të lartë (Video)

Në emisionin “Përballje” – prodhim i Telegrafit me gazetarin Muhamet Hajrullahu – u diskutua cilësia e ujit të pijshëm në Kosovë.

Burbuqe Nushi Latifi – koordinatore në Qendrën e Monitorimit të Ujit në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP) – ka thënë se uji në Kosovë është i pijshëm dhe se ka cilësi e standarde të duhura, përshirë parametrat e parapara në udhëzimet e IKSHP-së dhe direktivat evropiane.


“Sipas të dhënave të fundit të Zyrës Rregullatore për Ujësjellës dhe Kanalizime, del se 90 për qind e qytetarëve të Kosovës pinë ujë prej sistemeve qendrore, pra prej ujësjellësve. E, sa i përket cilësisë së ujit dhe analizave që ka bërë IKSHP, ky ujë në nivelin 98.3 për qind i përmbush standardet e parapara”, ka deklaruar Nush-Latifi.

Sipas saj, çdo rezultat tjetër – pos atij zyrtar të dalë nga ana e IKSHP-së – është jovalid dhe joprofesional.

Ndërkaq, kur është fjala për ujin që shitet në shishe të plastikës në Kosovë, ajo ka thënë preras se qytetarët nuk duhet të kenë shqetësime për ujin e Kosovës, qoftë të blerë apo atë nga sistemet e ujësjellësit në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori