LAJMI I FUNDIT:

Turqia akuzon Berlinin për shantazh dhe kërcënim

Turqia akuzon Berlinin për shantazh dhe kërcënim

Ministria e Jashtme turke, ka akuzuar Gjermaninë për “shantazh dhe kërcënim”, dhe njoftoi se nuk do të bëjë lëshime në lidhje me pavarësinë e gjyqësorit të saj.

Reagimi i Ministrisë turke vie pas ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel njoftoi se Berlini do të marrë një numër hapash si përgjigje ndaj Turqisë për ndalimin e aktivistëve gjermane të të drejtave të njeriut.


Po ashtu Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë u bëri thirrje gjermanëve që udhëtojnë në Turqi, që të kenë kujdes të shtuar, transmeton KosovaPress.