Zyra e Kryeministrit të Kosovës vendosi që publiku mund të dijë vetëm për përmbajtjen e dialogut teknik, por refuzoi të bëjë transparente se çka bisedohej dhe çfarë marrëveshjesh janë arritur në Bruksel gjatë takimeve politike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit që nisën në tetor 2012.
Kryeministrat Hashim Thaçi e Ivica Dacic nisën të takohen më 19 tetor të vitit të kaluar me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian.
Deri më atë datë, Prishtina e Beogradi zhvillonin bisedime që emërtoheshin “dialog teknik”. Tani, bisedimet njihen si “dialog për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet palëve”, Kosovës dhe Serbisë.
Dy kryeministrat kanë mbajtur deri më tash katër takime nën monitorimin e Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme e Siguri të BE-ë, Catherine Ashton.
Por, Zyra e Kryeministrit të Kosovës vendosi që këto dy lloj bisedimesh të dallojnë edhe për kah transparenca ndaj publikut.
Gazeta Jeta në Kosovë, bazuar në Ligjin për Qasje në Dokumente Publike, kërkoi qasje në të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun teknik dhe politik deri më tash.
ZKM refuzoi të japë informata për takimet në nivel politik, por ofroi për publikun vetëm konkluzionet e arritura gjatë dialogut teknik të nisur në mars të vitit 2011 dhe të ndërmjetësuar atëkohë nga diplomati europian, Robert Cooper.
Dialogu ishte zhvilluar në mes të delegacionit të kryesuar nga Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, dhe atij të prirë nga homologu i saj serb, Borko Stefanovic. Gjatë nëntë raundeve të takimeve, palët arritën shtatë marrëveshje në formën e konkluzioneve.
Më 30 janar, Gazeta Jeta në Kosovë i kërkoi Zyrës së Kryeministrit të Kosovës që t’i mundësohet qasja në të gjitha dokumentet, përfshirë marrëveshjet e arritura, gjatë dialogut teknik dhe atij të deritashëm politik në bisedimet ndërmjet Kosovës e Serbisë të ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian.
Fillimisht, ZKM nuk u përgjigj fare brenda afatit ligjor prej shtatë ditësh. Më 13 shkurt, pas ri-kërkesës së gazetës, zyrtarja për komunikim dhe shqyrtimin e kërkesave për qasje në dokumente publike, Albulena Sylaj-Zeqiri, shkroi se “Zyra për Komunikim Publik i ka përcjellë kërkesat dhe rikërkesat tek kabineti i kryeministrit, por deri më tani nuk kemi marrë përgjigje”.
Që nga kërkesa ishin bërë dy javë. Gazeta i ka shkruar sërish sekretarit të përgjithshëm në ZKM, Fitim Krasniqi, dhe drejtorit të zyrës për media, Arianit Bytyçi.
Përgjigja dhënë gazetës më 15 shkurt përmban vetëm konkluzionet e arritura gjatë dialogut teknik. Në përgjigjen e qeverisë nuk është arsyetuar mospërmbushja e pjesës së mbetur të kërkesës.
Përgjigja brenda afateve ligjore është obligative bazuar në Ligjin për Qasje në Dokumente Publike.
I njëjti ligj obligon Zyrën e Kryeministrit që të nxjerrë akte nënligjore që do të lehtësojnë qasjen e publikut në dokumente publike, por dy vite pas hyrjes në fuqi të këtij ligji ZKM ende nuk ka miratuar rregulloret e kërkuara. Këtë kërkesë ligjore e ka respektuar Auditori i Përgjithshëm, një ndër institucionet më të hapura kosovare.
Në dhjetor 2010 ZAP ka nxjerrë Udhëzuesin për Qasje në Dokumente Publike i cili i përmban udhëzime se si duhet të trajtohen kërkesat për qasje në dokumente publike.
“Me sa keni mundur të shihni nga udhëzimet e brendshme të ZAP-it, ne përdorim një praktikë lidhur me transparencën dhe ndarjen e informative me mediat dhe shoqërinë civile”, thotë kryeauditori Lars Lage Olofsson. “Shpresoj se kjo qasje të përdoret nga të gjitha institucionet e tjera publike”, tha ai.
Ai thotë se Qeveria e ka obligim të shpjegojë dhe të sqarojë se ku duhet të ankohet kërkuesi i informatave nëse i refuzohet kërkesa për qasje në dokumente zyrtare. Olofsson sugjeron qeverinë që në rastet kur kërkohet qasja në informata të caktuara, t’i referohet edhe Ligjit për Klasifikimin e Informatave.
Neni 4 i Ligjit për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë përcakton kriteret e klasifikimit. Por, në nenin 5 (paragrafi 1.4) i po të njëjtit ligj sqaron se është i ndaluar klasifikimi nëse, ndër të tjera, synohet të parandalohet apo vonohet “publikimi i një informacioni, i cili qartazi nuk ka të bëjë me çështje të sigurisë”.
Palët e përfshira, si në dialogun teknik ashtu dhe atë për normalizim marrëdhëniesh, janë vënë në qendër të kritikave për mungesë të transparencës.
Përfaqësues të opozitës kosovare dhe shoqërisë civile e vendit thonë se nuk e kanë idenë se për çfarë saktësisht janë pajtuar Tahiri dhe Stefanovic deri në vjeshtën e vitit të kaluar dhe për çfarë janë marrë vesh Thaçi e Dacic deri më tani.
Interpretimet e ndryshme në Prishtinë e Beograd mbi marrëveshjet ndërmjet palëve vështirësojnë krijimin e një pasqyre të qartë për të arriturat në proces.
“I gjithë ky proces ka qenë një prej më jo transparentëve që unë i kam parë në zhvillimet politike që kanë ndodhur prej vitit 1999”, thotë Glauk Konjufca, shef i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas Konjufcës, jo vetëm qytetarët por as deputetët, nuk kanë pasur qasje në përmbajtjen e bisedimeve që po ndodhin në Bruksel.
Ai dyshon se nga takimet në Bruksel nuk janë shkruar as transkriptet e bisedave ndërmjet Thaçit, Ashtonit dhe Dacicit.
“Qeveria i fsheh ato duke e ditur që janë të dëmshme për interesin shtetëror të Kosovës dhe nuk dëshiron që opinion publik ta dijë përmbajtjen e vërtetë të tyre”, theksoi ai.
Për Shpend Kursanin nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave – KIPRED dialogu i udhëhequr nga kryeministri Thaçi është më jo transparent se sa ai i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja Tahiri.
“Zonja Tahiri duket shumë transparente nëse e krahasojmë atë me Thaçin dhe procesin e udhëhequr nga ai”, tha Kursani.
Ai vlerëson se Qeveria e Kosovës i ka dhënë vetës komoditet që të arrijë marrëveshje që shkelin Kushtetutën dhe se për këtë nuk do që përmbajtja e tyre të bëhet publike. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën