LAJMI I FUNDIT:

Pesë nxënës përfaqësojnë Kosovën, në garën më të madhe të robotikës në SHBA

Pesë nxënës përfaqësojnë Kosovën, në garën më të madhe të robotikës në SHBA

Ka filluar në SHBA gara më e madhe ndërkombëtare në fushën e robotikës, FIRST Global Challenge. Pesë nxënës të shkollave të mesme janë duke e përfaqësuar Kosovën në këtë garë të rëndësishme.


Nxënësit kosovarë të shkollave të mesme, Elita Hajrizi, Liburn Bajraktari, Flokart Pajaziti, Gëzim Morina dhe Rigon Statovci, nën mentorimin e rektorit të UBT-së, Edmond Hajrizi, tani janë duke prezantuar aftësitë në fushën e robotikës.

Pjesë e kësaj gare janë të rinj nga 164 shtete të ndryshme të botës, të cilët do ta sfidojnë njëri-tjetrin përmes dizajnimit dhe programimit të një roboti, për ndërtimin e të cilit përfshihen dhe nevojiten aftësi, ide dhe kreativitet në fushën e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës.

FIRST Global është garë që i inspiron të rinjtë të mësojnë aftësitë që u duhen për shpikje, që prindërit dhe gjyshërit e tyre do t’i konsideronin mrekulli; gjëra të pamundura ose plane fiktive shkencore. Po ashtu, synon që përmes pjesëmarrjes së tyre në këtë garë ndërkombëtare, të ndërtojë ura ndërmjet nxënësve të shkollave të mesme, me prapavija, gjuhë, fe dhe zakone të ndryshme.

Gara do të përcillet live në këtë link: http://first.global/live

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori