LAJMI I FUNDIT:

Si të kujdeseni për kafshët shtëpiake?

Si të kujdeseni për kafshët shtëpiake?

Kafshët shtëpiake luajnë një rol të rëndësishëm në jetën tonë familjare. Ndonjëherë, miqtë tanë me katër këmbë ndodhen në situata të vështira dhe jemi ne ata që duhet t’i ndihmojmë.

Këtu janë disa shembuj, dhe mënyra si mund të parandalojmë dhe të përballemi me situatat e pakëndshme;


Shtimi në peshë në mënyrë të pakontrolluar

Për të mos u ndodhur në këtë situatë, duhet ndjekur një dietë të ekuilibruar dhe e shëndetshme. Kërkoni menjëherë ndihmën e veterinerit. Duhet të jeni të palëkundur në lidhje me zbatimin e dietës,që miqtë tanë të gëzojnë shëndet të plotë.

Kujdesuni që kafshët shtëpiake të mos marrin infeksione parazitare

Ndonjëherë kafshët marrin parazite që janë të dëmshme për shëndetin e tyre, por edhe për atë të njeriut. Këto parazitë janë të padukshme me sy të lirë dhe mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme të tilla si sindroma gastrointestinale (diarre dhe të vjella), letargji, munges të oreksit dhe humbje peshe. Vetëm me një test të thjeshtë,dhe duke u konsultuar me veterinerin mund te parandaloni këtë problem.

Kujdesuni që kafshët shtëpiake mos të ndihen të mërzitur, të lodhur

Është shumë e trishtë kur shikon një qenush apo një kotele të trishtuar, dhe që nuk ka dëshirë të luaje. Për fat të keq, shumica prej nesh nuk e kanë një kopsht, ku miqtë tanë mund të luajnë. Përpiquni që t’i kushtoni një pjesë të kohës tuaj,duke i nxjerr për shëtitjet, duke luajtur në park./Living/