LAJMI I FUNDIT:

U zgjodh plazhi më i mirë në Evropë, por nuk është tamam një vend tipik për pushime verore

U zgjodh plazhi më i mirë në Evropë, por nuk është tamam një vend tipik për pushime verore

Faqja e internetit Beachatlas së fundmi zgjodhi plazhet më të mira në botë. Vendin e parë e ka zënë plazhi në ishullin Bora Bora, i cili nuk është një surprizë e madhe për ata që patën fatin të shkelin në këtë parajsë mbi tokë

Kur shikoni listën e njëqind plazheve të renditura, të bie në sy plazhi më i mirë në Evropë. Ky, siç mund të pritet, nuk është ndonjë xhevahir në Mesdhe, në brigjet, për shembull, të Spanjës apo të Greqisë, por një plazh ku është e ndaluar të hysh në ujë.


Është plazhi Reynisfjara në Islandë, i njohur për rërën e zezë dhe guralecët. Në pjesën e bregut, që lidh peizazhin vullkanik me Oqeanin Atlantik, gjenden kolona impozante bazalti, për këtë arsye nuk jemi aspak të befasuar që në këtë lokacion janë filmuar skena nga seriali “Game of Thrones”, transmeton Telegrafi.

Në listën e plazheve më të mira evropiane përfshihet edhe ai në liqenin e Lucernit, i cili është pjesë përbërëse e folklorit zviceran, si dhe plazhi Elia në Mykonos, i cili njihet si një vend i njohur për turistët homoseksualë, raporton Time Out.

10 plazhet më të mira në Evropë

▪ Reynisfjara, Islandë
▪ Plazhi Omaha, Francë
▪ Cap d’Agde, Francë
▪ Plazhi i Liqenit të Lucernit, Zvicër
▪ Plazhi Barceloneta, Spanjë
▪ Playa d’en Bossa, Spanjë
▪ Plazhi Elia, Greqi
▪ Bacvice, Kroaci
▪ Praia Dona Ana, Portugali
▪ Plazhi Paraga, Greqi

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Një kryqëzim i rrugëve që mundon shumë shoferë. Shikoni mirë, kush ka përparësi kalimi?

Stil
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Këshilla Lifestyle
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Çfarë janë rrezet ultravjollcë

Çfarë janë rrezet ultravjollcë

Lifestyle
Si ka lindur “muaji i mjaltit”... Kush e veshi fustanin e parë të nusërisë?

Si ka lindur “muaji i mjaltit”... Kush e veshi fustanin e parë të nusërisë?

Lifestyle
Kalo në kategori