LAJMI I FUNDIT:

Si ta hapni shishen e verës me çelës të shtëpisë?

Si ta hapni shishen e verës me çelës të shtëpisë?

Zakonisht, pas një dite të gjatë dhe të vështirë në punë, preferohet që të relaksoheni me një gotë verë. Por, ky relaksim ndodhë vetëm nëse e mbani mend ku e keni lënë nxjerrësen e tapave

Në raste të tilla krejt çfarë mund të bëni është të shtriheni dhe të flini, pasi që ajo verë e shijshme do të mbetet e ngujuar në shishe. Kjo, normalisht, vetëm nëse nuk dini ta hapni një shishe vere me përdorimin e objekteve më të thjeshta të shtëpisë… si p.sh. me çelës.


Crazy Russian Hacker në pak hapa të thjesht tregon se si ta hapni një shishe verë brenda pak sekondave vetëm me çelësin e shtëpisë, transmeton Telegrafi.

Për fillim, merrni çelësin dhe futeni në tapë në një kënd 45 shkallësh, si në fotografinë e mëposhtme:

1

Pastaj, ngrijeni lart çelësin duke e rrotulluar atë. Tapa duhet të fillojë të nxirret..

2

Kjo është videoja e plotë e Crazy Russian Hacker që tregon hollësisht se si funksionon kjo procedurë. /Telegrafi/