LAJMI I FUNDIT:

Shkon në 43 numri i viktimave nga ndeshja e trenave në Egjipt

Shkon në 43 numri i viktimave nga ndeshja e trenave në Egjipt

Nga ndeshja e dy trenave në pjesën veriore të Egjiptit, kanë gjetur vdekjen së paku 43 vetë dhe plagosur më tepër se 120 persona të tjerë, kanë thënë zyrtarët.

Trenat janë ndeshur dje afër qytetit Aleksandria.


Arrin në 36 numri i të vdekurve në aksidentin e trenave
Lexo po ashtu Arrin në 36 numri i të vdekurve në aksidentin e trenave

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi, ka urdhëruar hetime për këtë ndeshje.

Ministri i transportit, Hisham Arafat, tha se “gabimi njerëzor” ka çuar në këtë përplasje, por nuk ka dhënë shpjegime të tjera.

Gjatë viteve të fundit në Egjipt kanë ndodhur disa tragjedi hekurudhore.

Në nëntor të vitit 2013, nga ndeshja ndërmjet një treni dhe një autobusi kanë vdekur së paku 30 vetë, në jug të kryeqytetit Kajro.