LAJMI I FUNDIT:

SHBA deklarohen: Ja cilën qeveri e përkrahim ne!

SHBA deklarohen: Ja cilën qeveri e përkrahim ne!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thënë për lajmi.net se në këtë moment kritik për Kosovën presin nga udhëheqësit politikë që të marrin vendime për të mirën e qytetarëve, e jo vendime për vete.

Ambasadori i ShBA-ve, Greg Delawie dje ka takuar kryetarin e Aleancës Kosovar e Re dhe ka paralajmëruar takime me krerët e subjekteve tjera politike.


Kurse, zëdhënësja e ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, J. Michelle Schohn ka thënë se ambasadori Delawie rregullisht takohet me udhëheqësit politikë.  Schon ka thënë se kjo ambasadë nuk merr qëndrim lidhur me atë se kush duhet ta formojë Qeverinë.

“Ambasadori Delawie rregullisht takohet me udhëheqësit politikë për të diskutuar tema të ndryshme. Ambasada e SHBA-ve nuk e ka ndërmend të marrë ndonjë qëndrim lidhur me atë se cilat parti apo individë duhet të formojnë qeverinë, apo të ketë çfarëdo roli në këto diskutime. Ambasada përkrahë formimin e një qeverie e cila është e aftë të merret me çështjet e ngutshme, siç janë: buxheti, zhvillimi ekonomik, dhe përmirësimet në sundimin e ligjit”, ka deklaruar Schohn për lajmi.net.

Zëdhënësja e ambasadës së SHBA-ve më tej ka thënë se presin nga udhëheqësit politikë në Kosovë të marrin vendime për qytetarët, e jo për vete.

“Presim që, në këtë moment kritik për Kosovën udhëheqësit politikë të marrin vendime për qytetarët e Kosovës, jo për vete apo për partinë e tyre. Shpresojmë se kjo qeveri do të formohet së shpejti dhe në pajtim me procedurat kushtetuese të Kosovës”, ka përfunduar Schohn.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori