0Shares

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 50 kilogramë hashash pranë kodrave tek Uji i Ftohtë.

Lënda narkotike po transportohej me mushkë nga një person, i cili e ka braktisur atë sapo ka parë policinë, transmeton TCH.

Policia bën të ditur se e ka identifikuar personin që transportonte drogën dhe pritet arrestimi i tij. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)