LAJMI I FUNDIT:

Rrahu brutalisht qenin, sepse nuk i bindej të ulet si duhet (Video, +18)

Rrahu brutalisht qenin, sepse nuk i bindej të ulet si duhet (Video, +18)

Carl Gough e ka filmuar një grua në Mançester të Anglisë, duke e rrahur qenin e saj.

Ai ka qenë duke shkuar për në punë, kur ka hasur në pronaren e shtëpisë ku qëndronte me qira, duke u sjellë dhunshëm me kafshën e pambrojtur, transmeton Telegrafi.


Pasi e ka realizuar videon, 20-vjeçari e ka pyetur se pse po sillet në këtë mënyrë.

“Kur mësova se ajo e shqelmonte, vetëm pse nuk bindej të ulet si duhet në dysheme u tmerrova. Megjithëse më nxori nga shtëpia dhe mbeta i pastrehë, nuk pendohem që e lajmërova rastin”, ka thënë Gough.

Mësohet se ajo është dërguar në mbajtje, derisa qeni është dërguar në qendër për strehim. /Telegrafi/