LAJMI I FUNDIT:

Rama: Vendimi i Gjykatës për 21 Janarin, vrasja më barbare e drejtësisë

Rama: Vendimi i Gjykatës për 21 Janarin, vrasja më barbare e drejtësisë

Kryetari i Partisë Socialiste (PS), Edi Rama e ka cilësuar vendimin e sotëm për pafajësinë e të akuzuarve për 21 Janarin, më barbarin e drejtësisë së post diktaturës. Në një konferencë për shtyp, kryesocialisti Rama akuzoi kryeministrin Berisha se i ka kthyer gjykatësit në gardistë togëzinj që me urdhër nga lart e pushkatojnë në publik drejtësinë njësoj si pushkatoi garda 4 dëshmorët e 21 janarit.

“Nuk jam i befasuar për vendimin. Kohët e fundit pyetjes së partnerëve ndërkombëtarë për 21 Janarin i kam dhënë të njëjtën përgjigje, së shpejti vrasësit do shpallen të pafajshëm, se pafajësia i duhet më shumë se vetë atyre, urdhëruesit të vrasësve, që i ka kthyer gjykatat në ekzekutim për drejtësinë. Pafajësia i duhet atij që pas 23 qershorit do të jetë thjesht dhe vetem kreu i PD përballë një procesi publik transparence për shkeljet e kushtetutës, me pasojë humbje jetësh, grabitje pasurish kombëtare apo zhdukje parash të popullit. Sot nuk pati gjykim, por përqafim mes vrasësve të drejtësisë dhe atyre të 4 protestuesve që donin atdhe të drejtë. Nëse vrasjet e 21 janarit ishin krimi më barbar shtetëror, vendimi i sotëm është vrasja më barbarë e drejtësisë në vend pas rënies së diktaturës”, theksoi Rama.

Ai ka garantuar qytetarët dhe familjarët e viktimave të 21 Janarit se drejtësia do të vihet në vend kur Partia Socialiste të vijë në pushtet pas zgjedhjeve të 23 Qershorit. “Garantoj familjet e viktimave ashtu si edhe vrasësit, se 21 Janari është nga ato ngjarje që historia mëson se as nuk harrohen pa u gjykuar drejtësisht e as nuk mbyllen duke u gjykuar padrejtësisht”, tha Rama.


Sipas Ramës me vendimin e sotëm partnerët ndërkombëtarë të cilët u angazhuan për drejtësinë e 21 Janarit sot ndihen më afër realitetit të një shteti, ku ligjet nuk vlejnë asnjë grosh dhe kultura e pandëshkueshmerisë bën ligjin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori