LAJMI I FUNDIT:

Qeveria filloi procedurën për zgjedhjen e kryeprokurorit

Qeveria filloi procedurën për zgjedhjen e kryeprokurorit

Në mbledhjen e sotme Qeveria e Republikës së Maqedonisë vendosi të kërkojë nga Kuvendi të shpallë konkurs për zgjidhjen e prokurorit të ri publik shtetëror, që duhet të zëvendësojë prokurorin e shkarkuar, Marko Zvërlevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas nenit 41 të Ligjit për prokuror publik, Kuvendi me propozim të Qeverisë shpall emërimin e prokurorit publik në Gazetën Zyrtare, dhe së paku në dy gazeta tjera ditore, njëra prej të cilave që publikohet në gjuhën të cilën e flasin 20 për qind e qytetarëve dhe që është ndryshe nga gjuha maqedonase.


Afati për paraqitjen e kandidatëve është 15 ditë nga shpallja në Gazetën Zyrtare. Pas kësaj, gjithë biografitë e kandidatëve do të dërgohen në Këshillin e prokurorëve publik, i cili do të ketë 15 ditë afat për të dhënë mendim pozitiv ose negativ për kandidatët.

Deri më tani kandidaturat e tyre i kanë konfirmuar avokatët Aleksandar Tortevski, Zvonko Davidoviiq, Aleksandar Nakov, Sejfulla Osmani dhe noterja Llorija Banevska. Mandati i kryeprokurorit shtetëror zgjat gjashtë vite, me të drejtë për rikandidim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori