LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësuesit e partive politike u takuan në Tiranë

Përfaqësuesit e partive politike u takuan në Tiranë

Përfaqësuesit e partive politike në Kosovë, para pak ditësh kanë zhvilluar një takim në Tiranë për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit, raporton Zeri.info.

Takimi ka qenë i ndërmjetësuar nga pjesëtari i shoqërisë civile, Naim Rashiti.


Edhe Rashiti vetë, gjatë ditës së sotme, e ka konfirmuar një gjë të tillë.

“Takimi i radhës në kuadër të dialogut politik është mbajtur ne Tiranë në nivel të nënkryetarëve dhe përfaqësuesve të lartë të subjekteve politike parlamentare, PDK, LDK, VV, AAK dhe NISMA”, ka deklaruar ai.

Rashiti më tej, ka thënë se në këtë takim u bisedua për shumë çështje aktuale dhe se edhe tash e tutje do të ketë takime të tjera të këtij lloji.

“Ky është takimi i 9-të i këtij niveli nga marsi i viti 2016. Dialogu politik i filluar vitin e kaluar do të vazhdojë i pandërprerë dhe të gjitha çështjet e rëndësishme do të jenë pjesë e diskutimeve midis subjekteve politike. Kësaj radhe ky takim ndodhi në Tiranë e takimet tjera do të vazhdojnë të mbahen në Prishtinë, dhe jo vetëm”, ka potencuar ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori