Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) kanë finalizuar projektin për ndërtimin e shtëpive për katër familje të komunave të Kosovës.
Ky projekt është iniciuar nga Oda Amerikane, e cila ka arritur të mbledh 30 mijë euro nga kompanitë anëtare, dhe institucionet vendore dhe ndërkombëtare përmes organizimeve të ngjarjeve të ndryshme, ndërsa Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale i është bashkuar një projekti të tillë duke kontribuar me po të njëjtën shumë.
Ministri i MPMS-së Arban Abrashi përgëzoi Odën Amerikane për një iniciativë të tillë, duke theksuar se aktivitete të tilla duhet të vazhdojnë edhe në të ardhmen, në mënyrë që të ndihmohen dhe mbështeten familjet në nevojë.
Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane Arian Zeka u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin me ministrinë dhe komunat përkatëse në shlyerjen përpara të këtij projekti që synon të ofrojë mirëqenie për familjet në nevojë.
Familjet e përzgjedhura janë nga Peja, Skenderaj, Lipjani dhe Mitrovica, dhe ndërtimi i shtëpive do të fillojë sapo të përzgjidhet kompania ndërtuese. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Shtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë