0Shares

Nuk janë të gjitha problemet e zemrës paralajmërimi qartë i simptomave, siç janë dhembja e padurueshme në gjoks dhe humbja e vetëdijes.

Pra, është me rëndësi të dëgjoni organizmin tuaj dhe me kohë t’i hetoni “shenjat paralajmëruese”.

Ushqimi i keq, mënyra e shpejtë dhe e pashëndetshme e jetës, ekspozimi ndaj stresit dhe aktiviteti i pamjaftueshëm fizik janë shkaqet që problemet e zemrës sot shfaqen më herët se që ka qenë dikur, transmeton Telegrafi.

Vështirësitë në gjoks
Shtypja apo dhembja në gjoks janë treguesit më të shpeshtë që me zemrën tuaj diçka nuk është në rregull. Dhembja e cila përhapet në drejtim të duarve. Lehtë do ta identifikoni, sepse dhembja pothuajse gjithmonë shkon në drejtim të dorës së majtë, prandaj nëse vëreni që po ju dhemb dora ose po ju dridhet, mos humbni asnjë sekondë, por urgjentisht shkoni te mjeku.

Jeni shumë të lodhur
Kjo nuk është një lodhje, që mund të vijë nga mungesa e gjumit. Bëhet fjalë për një lodhje ekstreme. Arsyeja përse ju ndiheni kështu është mungesa e oksigjenit. Zemra është duke u lodhur dhe lufton për të çuar oksigjen në trupin tuaj. Megjithatë, vetëm ky problem nuk do të thotë se ju vuani nga ndonjë sëmundje në zemër.

Këmbë të ënjtura
Enjtja e këmbëve mund të ndodhë për arsye të ndryshme, si shtatzënia, venat me variçe, ose kur udhëtoni dhe keni një hapësirë të vogël, në të cilën lëvizni. Ajo mund të jetë gjithashtu një shenjë e problemeve në zemër, një gjendje kronike, në të cilën zemra pompon gjak në mënyrë joefikase.

Dhimbje ekstreme kur ecni
Nëse iu kap ngërçi në muskujt e këmbës apo ijeve, kur ju ngjiteni në shkallë apo mal, kur ecni apo lëvizni, pastaj ndiheni më mirë kur pushoni, mos mendoni se kjo vjen vetëm për shkak të moshës apo mungesës së aktivitetit fizik. Kjo mund të jetë një shenjë e sëmundjeve që lidhen me arterien periferike.

Marrje mendsh, trullosje…
Ju merren mendtë apo ndiheni të trullosur? Edhe kjo është një nga ato simptoma, që mund të ketë shumë shkaqe, jo domosdoshmërisht të lidhura me problemet në zemër. Nëse ju keni qenë ndonjëherë në një palestër, ju mund të keni parë shenja paralajmëruese për të ndaluar ecjen, vrapin, biçikletën, sepse keni pasur marrje mendsh. Kjo gjendje mund të jetë shkaktuar nga dehidratimi. Por nëse kjo gjë përsëritet shpesh, ju duhet të bisedoni me mjekun për të parë efektet anësore të barnave, problemet e veshit të brendshëm, anemi ose – në raste më të rralla – edhe problemet që lidhen me zemrën mund të jenë fajtore.

Probleme me frymëmarrjen
Pavarësisht ushtrimeve me biçikletë tre herë në javë, ju keni nevojë për shumë frymëmarrje kur ngjitni shkallët ose kolliteni shumë. Kjo mund të jetë prej astmës, anemisë, një infeksioni, ose rrallë një problem që lidhet me valvulat e zemrës apo aftësinë e tyre për të pompuar gjak.

Gërhitja ose apnea
Kuptohet që është e besdishme të flesh me një njeri që gërhet dhe kjo simptomë është shumë mirë e dallueshme. Apnea është një gjendje ku njeriu nuk merr frymë gjatë gjumit për pak minuta dhe lidhet me ndryshime fiziologjike që rrisin rrezikun për infarktin. Trajtimi i apneas mund të ulë rrezikun për probleme me zemrën. Kështu që herën tjetër që shihni një person që ka këto probleme, mund t’i kërkoni që të shkojë të vizitohet.

Depresioni
Gjendja depresive nuk është ndoshta një shenjë se ju keni probleme të zemrës, por mirëqenia mendore është e lidhur me atë fizike. Shumë studime sugjerojnë se njerëzit, të cilët janë në depresion, janë në rrezik më të madh për probleme me zemrën.

Migrena
Migrena ndodh në 12% të popullsisë së përgjithshme, por që rritet në rreth 40% në pacientët me sëmundje kardiovaskulare. Megjithëse nuk ka një lidhje të qartë, dukuria e migrenës ka qenë e lidhur me disa anomali të zemrës, kështu që është e mundur që, dhimbjet e kokës që ajo shkakton, mund të kenë një lidhje me mosfunksionimin e zemrës.

Dëgjoni rrahjet e zemrës kur flini
Mjekët thonë se disa persona me probleme në valvula dëgjojnë rrahjet e zemrës së tyre natën, kur janë duke u përpjekur për të rënë në gjumë. E nëse mendoni se duke ndryshuar pozicion nuk e dëgjoni më, nuk duhet ta injoroni.

Ankth, djersitje, etj…
Ju jeni papritur në ankth, djersiteni dhe keni përzierje. Këto janë simptomat klasike të një paniku, por ato janë edhe treguesit e një “sulmi” në zemër. Nëse këto simptoma sjellin lodhje ekstreme, shoqërohen me dhimbje, duhet të shkoni në urgjencë menjëherë. Pritja më shumë se 5 minuta për të kryer veprimet e duhura mund të ndryshojë mundësitë tuaja për të mbijetuar. Në fakt, ata që arrijnë në spital brenda një ore, pas simptomave të sulmit të zemrës, kanë mundësi më të mirë mbijetese sesa ata që presin.

Gjakderdhja në gojë
Shumë pak njerëz mendojnë se problemet që kanë me çamçakëzët mund të lidhen me problemet e zemrës. Ato mund të shkaktojnë infeksione dhe inflamacion në trup. Hiperaktiviteti i rrugëve të frymëmarrjes janë një faktor i rëndësishëm në zhvillimin e problemeve me zemrën dhe infarktit. Për këtë arsye duhet të kujdeseni shumë për higjienën e gojës duke i larë dhe duke shkuar tek dentisti.

Disfunksionet seksuale
Shumë njerëz i mendojnë disfunksionet seksuale si një problem i organeve riprodhuese ose të trurit. Sidomos tek meshkujt kjo është një simptomë e problemeve me arteriet. Tek femrat disfunksionet seksuale lidhen më shumë me gjendjen e menopauzës. Por duhet marrë parasysh se gjatë kësaj kohe ato janë të prirura të sëmuren më shpesh nga kjo sëmundje, megjithëse nuk lidhen drejtpërdrejtë me njëra-tjetrën. Për këtë arsye kjo simptomë nuk duhet lënë pas dore.  /Telegrafi/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)