LAJMI I FUNDIT:

Njihuni me njeriun që “shet” mjegull, që e zë me rrjeta dhe ua ndryshon jetën për të mirë mijëra njerëzve (Video)

Njihuni me njeriun që “shet” mjegull, që e zë me rrjeta dhe ua ndryshon jetën për të mirë mijëra njerëzve (Video)

Uji zakonisht buron nga toka, megjithatë ujin që ky burrë e mbledh në fakt vjen nga ajri – ajo është mjegulla.

“Nuk mundem ta kuptojë se si njerëzit e kanë para syve çdo ditë dhe nuk e shohin. Ata në fakt gjithë kohën kanë ujë të pijshëm, por thjesht nuk guxojnë ta përdorin atë që e kanë”, ka deklaruar Abel, sipërmarrësi peruan, transmeton Telegrafi.


Ai ka ngritur dhjetëra rrjeta për “kapjen e mjegullës”, nëpër zona malore përreth kryeqytetit Lima, dhe kështu me ujin që e mbledh furnizon familjet në lagjet e varfra periferike të qytetit.

Mekanizimi funksion në atë mënyrë që uji që kondensohet mbi rrjetat, kalon përmes tubave dhe grumbullohet nëpër rezervuare. Uji në ato momente nuk është edhe aq i sigurt për pije, dhe për këtë fshatarët e shfrytëzojnë për ujitje.

Gati një milion njerëz në Lima nuk kanë furnizim të rregullt me ujë të pijshëm. Mesatarisht një në 10 familje nuk ka ujë të mjaftueshëm.

Abel ishte njëri nga shumë njerëz, që për vite me radhë ka jetuar pa ujë të pijshëm. Por me kalimin e kohës humbi durimin dhe shpresat se shteti do t’i japë fund këtij problemi, dhe kështu e mori situatën në dorë.

Ai planifikon që të ngrit rrjeta tjera për kapjen e mjegullës si dhe të vendos filtra, që do ta pastronin ujin që do të ishte i gatshëm për pije. /Telegrafi/