LAJMI I FUNDIT:

Një Inter i tillë nuk është parë që 35 vite

Një Inter i tillë nuk është parë që 35 vite
Getty Images

Nuk ndodhte prej 35 vitesh, që Interi të regjistronte tetë ndeshje pa fitore në kampionat, gjë që tregon krizën e thellë dhe kaosin që ka mbërthyer këtë skuadër, e cila e sheh veten përfundimisht jashtë zonës evropiane.

Ambienti në dhomat e zhveshjes nuk është aspak i qetë, përkundrazi duket sikur të gjithë janë kundër njëri-tjetrit, e këtë e vërtetojnë edhe deklaratat e lëshuara pas përfundimit të ndeshjes me Sassuolon.


“Gabimet janë fryt i një pune jo të mjaftueshme, ku askush nuk është stërvitur në maksimum”, ishte deklarata e Stefano Vecchit, ndërkohë që më të ashpër kanë qenë Samir Handanovic dhe Eder, transmeton TopChannel.

Portieri i zikaltërve deklaroi se skuadrës i duhet qetësi dhe diçka ndryshe. Ai shtoi se e kupton gjendjen e tifozëve dhe se Interi nuk mund t’ia lejojë vetes që të jetë në pozita të tilla në kampionat. Handanovic ranoi se skuadra po jeton momentin më të vështirë të saj.

Ndërsa Eder shkoi edhe më tej, duke lëshuar një mesazh në drejtim të klubit.

“Kush e ndien veten futbollist i Interit duhet t’ua thotë drejtuesve të klubit. E njëjta gjë vlen edhe për ata që duan të largohen. Po kështu, edhe vet drejtuesit e klubit duhet të jenë më të qartë, pasi kështu mund të formohet grupi. Të gjithë duhet të jenë të ndërgjegjshëm, se një skuadër si Interi nuk mund të vazhdojë të bëjë këto paraqitje edhe sezonin e ardhshëm”, tha Eder.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori