LAJMI I FUNDIT:

Një delegacion i Grupit të Miqësisë Kosovë–Gjermani po qëndron në Gjermani

Një delegacion i Grupit të Miqësisë Kosovë–Gjermani po qëndron në Gjermani

Delegacioni i Grupit të Miqësisë Kosovë-Gjermani, i udhëhequr nga nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, po qëndron në një vizitë treditore ne Gjermani, me ftesë të kryetarit të Grupit Parlamentar të Miqësisë për Evropën Juglindore, Stephan Albani, deputet i Bundestagut Gjerman.

Delegacioni gjatë gjithë ditës ka realizuar takime në Berlin, ku përpos Albani, ka takuar edhe deputetin Thorsten Frei, i cili është raportues për Kosovën në Komisionin për punë të Jashtme dhe në Komisionin e BE-së, Joachim Falenskin dhe bashkëpunëtorë tjerë të Grupit punues të Ballkanit Perëndimor të Fraksionit CDU/CSU.


Takimet e delegacionit kanë vazhduar edhe me drejtorin e zyrës së Berlinit të Grupit bankar KfW, Leon Macioszek, si dhe me përfaqësuesin e Fondacionit Konrad Adenauer, Florian Feyerabend.

Në vazhdën e kësaj vizite, do të realizohen takime edhe me kryetarin e delegacionit gjerman në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Axel Fischer dhe me anëtarë të tjerë të këtij delegacioni, pastaj me Christian Hellbach nga Ministria Federale e Punëve të Jashtme, me Heike Backofen- Warnecke nga Ministria Federale për Zhvillim Ekonomik, përfaqësuesin e GIZ-it, Siegmund Müller etj.

Në kuadër të delegacionit të Kuvendit të Kosovës janë: Xhavit Haliti, Slobodan Petroviq, Safete Hadergjonaj, Blerta Deliu Kodra, Agim Kikaj, Pal Lekaj dhe Rexhep Selimi.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori