LAJMI I FUNDIT:

Nitaj tregon se a po negocion AAK-ja me LDK-në për krijimin e Qeverisë (Video)

Nitaj tregon se a po negocion AAK-ja me LDK-në për krijimin e Qeverisë (Video)

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Muharrem Nitaj ka thënë se partia e tij po zhvillon takime të shumta me subjekte politike, përfshirë këtu edhe LDK-në.

Nitaj ka thënë se AAK po zhvillon takime të shumta dhe se nuk kanë asnjë arsye që këto takime t’i zhvillojnë fshehtas.


I pyetur nëse AAK është duke zhvilluar bisedime me LDK, Nitaj tha se “është krejt legjitime që një koalicion politik që i ka fituar zgjedhjet të zhvillojë negociata më krejt partitë”.

Nitaj tha se varet se nëse do të jetë Qeveria, PAN, pakicat dhe disa deputetë ose nëse do të jetë Qeveria, PAN,LDK, pakicat dhe disa deputetë pra varet se cila do të jetë formula qeverisëse.

Ai tha se çështja e krijimin të Qeverisë është shndërruar në një lloj çështje që i ngjet më tepër bastoreve se kush do te jetë kryeministër i ardhshëm, kush do të jetë zëvendës kryeminstër dhe kush do të marr sa ministri etj, shkruan rtv21.

Nitaj tha se në vend ekziston një standart rreth zgjedhjeve që parasheh që forca politike që i fiton zgjedhjet në vend e para e ka të drejtën e formimin e Qeverisë e që në këtë rast i takon PAN-it.

Me tej Nitaj tha se ai beson që Ramush Haradinaj do të përmbyllë procesin e bisedimeve me partneret e mundshëm në skenën politike në vend dhe brenda një afati 2 javorë do ta krijojë Qeverinë.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori